MISIONI

Oda e Avokatëve të Kosovës ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur procesin e reformave ligjore. Ajo vazhdimisht do të jetë në mision të përmirësimit të drejtësisë.

OAK do të nxitë një qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ligjor për të gjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. Këto përpjekje do të përfshijnë veçanërisht pakicat, gratë dhe personat me të meta. Komuniteti do të përfitojë nga përpjekjet e Odës për përforcimin e administrimit të drejtësisë, zgjerimin e kuptimit dhe respektimin e ligjit dhe të institucioneve ligjore.

Oda do ta angazhohet për rritjen e njohjes publike dhe respektit për ligjin, procedurat ligjore dhe rolin e profesionit ligjor në mbrojtjen e standardeve ligjore. Ajo do të shtojë përpjekjet për të ruajtur, promovuar dhe avancuar idealet e drejtësisë dhe dedikimin e profesionit ligjor shërbimit publik.

Oda do të vendosë standarde të larta të profesionalizmit, kompetencës, besimit dhe sjelljes etike për avokatët në Kosovë. Ajo vazhdimisht angazhohet që ta përmirësojë përgatitjen profesionale të anëtarëve; të kujdeset për pajisjen e tyre me informacione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit.

Oda do të sigurojë përfitime, programe dhe shërbime të cilat ndihmojnë ngritjen profesionale dhe rritjen e cilësisë së jetës profesionale të anëtarëve të vet. Ajo do t’i ndihmojë anëtarët në komunikimin me gjykatat dhe organet e administratës si dhe autoritetet e tjera të vendosura në Kosovë; të vihet në mbrojtjen e anëtarëve të vet në rastet e trajtimit jo të drejtë nga autoritetet.

Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike.
     

 Oda e Avokatëve të Kosovës