Prishtinë, 27.06.2012 -
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e një bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.
Në hapje të takimit, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, e njoftoj kryetarin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi për angazhimet që është duke i bërë OAK në ngritjen e profesionalizmit të avokatëve si dhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar në konsolidimin e këtij profesioni që është si pjesë e sistemit të drejtësisë.
Kryetari Dobruna vlerësoi përpjekjet për reformim dhe angazhim të gjykatave për të krijuar rend, disiplinë dhe rregull.
Ndërsa, në anën tjetër, kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi, shprehu zotimin për bashkëpunim duke i identifikuar nevojat e përbashkëta, të cilat sipas tij, pa një bashkëpunim të tillë i gjithë sistemit nuk mundet me ec përpara.
Çështjet tjera në këtë takim janë diskutuar rreth orareve, caktimit sipas detyrës zyrtare të avokatëve, problemi i pagesave në angazhime sipas detyrës zyrtare, hapësira (Zyre) për avokatë në gjykatë etj.
Kryetari i OAK-së dhe ai i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës konsideruan si të rëndësishme komunikimin dhe bashkëpunimin edhe me autoritetet tjera të sistemit të drejtësisë.