Tryeza Bench Bar Ferizaj - Faza dytë 2015

20 Prill 2015

Ferizaj, 20.04.2015 - Në tryezën Bench Bar në Ferizaj me pjesëmarrje avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfaqësues të Shërbimit Korrektues në Ferizaj, të cilët kanë diskutuar temën: “I mituri, pozita e tij në procedurë penale dhe përkujdesi i institucioneve të cilat e zbatojnë këtë procedurë”, konkretisht është diskutuar për masat disiplinore sipas Kodit të Drejtësisë për të mitur, dërgimi në qendrën disiplinore, dërgimi në institucionin edukativ, dërgimi i të miturit në institucionin e kujdesit të posaçëm, zbatimi në praktikë i marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, prezenca e palës së dëmtuar në gjykim si dhe sjellja e palëve sipas Kodit të Etikës.

Një theks i veçantë iu kushtuar marrjes në pyetjet të miturit, që sipas pjesëmarrësve të miturit të mos merren në pyetje në polici, pa prezencën e mbrojtësit, pavarësisht veprës së kryer. U bë e ditur se të miturit viktima merren në pyetje më shumë se tre herë brenda institucioneve, siç janë në dhomën e pranimit për hapjen e rastit, pastaj në departamentin përkatës në polici, prokurori, gjykatë.

Brengosëse në këtë tryezë ishte fakti se të miturit regjistrohen në databazë si kryerës të veprave dhe nuk fshihen dhe figurojnë si persona që kanë rënë ndesh me ligjin, gjë që atyre u paraqet problem me rastin e marrjes së dokumenteve të ndryshme.

Nevoja e avokatëve të specializuar për të mitur ishte pikë tjetër e tryezës dhe për këtë u kërkua nga Oda e Avokatëve të Kosovës të fillojë specializimin dhe tu ofrohet mbrojtje sa më profesionale të miturit.

Nëpërmjet institucioneve relevante si bashkëpunëtorë për parandalimin e delikuencës së të miturve, u paraqit nevoja për organizime të kampanjave sensibilizuese në regjionin e Ferizajt. Rastet për të mitur të cilët po bien ndesh me ligjin në Ferizaj është në rritje.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË FERIZAJ

  • Të miturit të mos merren në pyetje në polici, pa prezencën e mbrojtësit sikurse që është bërë praktikë, pavarësisht veprës të cilën e kanë kryer;
  • Të miturit si viktima merren në pyetje më shumë se tre here brenda institucioneve, siç janë në dhomën e pranimit për hapjen e rastit, pastaj në departamentin përkatës në polici, prokurori, gjykatë;
  • Të miturit regjistrohen në databazë si kryerës të veprave dhe nuk fshihen, gjë që atyre u paraqet problem me rastin e marrjes së dokumenteve sepse figurojnë si persona që kanë rënë ndesh me ligjin;
  • Mungesë e Avokatëve të Specializuar në lëmin e drejtësisë për të mitur, duhet sa më parë të filloj specializimi në këtë lëmi;
  • Të organizohen kampanja sensibilizuese në regjionin e Ferizajt, nëpërmjet institucioneve relevante si bashkëpunëtorë për parandalimin e delikuencës së të miturve që në këtë regjion ka trend të rritjes.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha