Tryeza Bench Bar në Ferizaj - Faza e dytë 2016

08 Korrik 2016

Ferizaj, 08.07.2016 - Në tryezën Bench Bar në Ferizaj me pjesëmarrje avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfaqësues të Shërbimit Korrektues në Ferizaj u diskutua tema: “Përgjigjja në padi (neni 394 -399 te  LPK-ës) dhe sigurimi Kërkesë padisë - masat e Sigurimit (nenet 296-318 të LPK-ës)” dhe “Masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit (nenet 86-100 i KPPK-së)” dhe zbatimi i saj konfom Ligjit. Kryetari i Degës Regjionale në Ferizaj, z. Zekrija Gashi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Bashkim Hyseni, udhëheqin tryezën duke paraqitur edhe shqetësimet e tyre lidhur me problematik të cilën e konsideruan jo profesionalizëm rreth zbatimit në aspektin praktik. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, i cili vlerësoi lartë angazhimin e aktereve të drejtësisë në regjionin e Ferizajt, që sipas tij, qytetarët tashmë në këtë regjion kanë siguri më të madhe për të frymuar lirshëm. Havolli duke folur rreth tryezave Bench Bar u shpreh se këto tryeza janë një mundësi e mirë në përafrimin dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Pjesëmarrësit në tryezë, sa i përket përgjigjes në padi theksuan se përgjigjet në padi nga Gjykata t’i jepen avokatëve me të gjitha provat përcjellëse dhe atë brenda afatit ligjor 15 ditor sipas nenit 394 të LPK-së, ku thuhet se “Gjykata nuk i procedon brenda afatit 15 ditor përgjigjet në padi (sipas nenit 394 të LPK “Gjykata padinë, me shkresat e bashkangjitura, ia dërgon të paditurit për përgjigje brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur është paraqitur në gjykatë padia e rregullt dhe e plotë”.

Ndërsa, sa i përket sigurimit të kërkesë padisë - masat e sigurimit, këto lëndë të trajtohen në kohë dhe brenda afatit të caktuar, dhe jo të paraqiten arsyetime me pretekste se është janë duke u trajtuar, andaj pjesëmarrësit kërkuan që të caktohen garanci për masën.

Për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, të pranishmit shtruan nevojën për kujdes më të theksuar nga organet e prokurorisë dhe policisë rreth kërkesave drejtuar Gjykatës që ndërlidhen me masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit, për të cilat kërkesa, duhet të jenë të bazuar mirë, në mënyrë që mos të cenohet privatësia e qytetarëve. Për zbatimin e masave të fshehta nga ana e personave përgjegjës, u diskutua edhe nevoja për rivlerësim dhe certifikimi i tyre.

R

EKOMANDIMET E TRYEZËS NË FERIZAJ

Tema për diskutim:

“Përgjigjja në padi (neni 394 -399 të LPK-ës), dhe sigurimi kërkesë padisë - masat e Sigurimit (nenet 296-318 të LPK-ës)” dhe “Masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit (nenet 86-100 i KPPK-së)”

Përgjigjja në padi:

  • Avokatet nuk bëjnë propozime në përgjigje në padi – Kërkohet nga avokatet të bëjnë propozime;
  • Avokatëve nuk i ofrohen prova nga Gjykata për përgjigje në padi;
  • Avokatëve nuk i ofrohen mundësi për të parë provat për bashkëngjitje të padisë – Konsiderohet shkelje substanciale procedurale nga ana e Gjykatës
  • Në rastet e kompensimeve të dëmeve, përgjigjet në padi vonohen ;
  • Avokatët nuk kërkojnë refuzimin e kërkesë padisë;
  • Padia të shqyrtohet për plotësim të kushteve për përgjigje në padi;
  • Përgjigjet në padi nga Gjykata i jepen avokatëve pa prova përcjellëse;
  • Gjykata nuk i procedon brenda afatit 15 ditor përgjigjet në padi (sipas nenit 394 të LPK “Gjykata padinë, me shkresat e bashkangjitura, ia dërgon të paditurit për përgjigje brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur është paraqitur në gjykatë padia e rregullt dhe e plotë).

Sigurimi kërkesë padisë - masat e sigurimit:

  • Që sigurimi kërkesë padisë - masat e sigurimit të trajtohen në kohë dhe brenda afatit të caktuar;
  • Këto lëndë të trajtohen dhe mos të paraqiten me pretekstin se është duke u trajtuar;
  • Në këto raste, u kërkua që të caktohet garanci për masën.

Masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit:

  • Të shtohet kujdesi nga organet e prokurorisë dhe policisë rreth kërkesave drejtuar Gjykatës që ndërlidhen me masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit;
  • Kërkesa për masa të fshehta të jetë e bazuar mirë, në mënyrë që mos të cenohet privatësia e qytetarëve;
  • Për veprat minore të mos bëhen kërkesa gjyqtarëve për masa të fshehta nga ana e Prokurorëve dhe Policisë;
  • Në kërkesë për masa të fshehta të specifikohet qëllimi apo arsyeja që synohet të arrihet;
  • Masa e fshehtë të shfrytëzohet gjithmonë se masë e fundit për vepra të caktuara;
  • Personat përgjegjës për zbatimin e masave të fshehta, është e nevojshme rivlerësimi i tyre dhe certifikimi në mënyrë që sigurimi i masave të fshehta të jetë në nivel për ruajtjen e privatësisë;
  • Kërkesat e Policisë për zgjatjen e masave të fshehta për sigurimin e provave, konsiderohet shqetësuese – Policia në Ferizaj t’i zbatoj afatet e parapara me ligj për masat e fshehta.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha