Tryeza Bench Bar në Ferizaj - Faza e katërt 2015

26 Nëntor 2015

Ferizaj, 26.11.2015 – Çështja e caktimit të avokatit të Përkohshëm në procedurë civile dhe dërgimi i shkresave për seanca, respektimi i afateve ligjore në të gjitha procedurat ishin temat për diskutim në tryezën Bench Bar në Ferizaj me pjesëmarrje të avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfaqësues të Policisë. Pjesëmarrësit në tryezë diskutuan rreth temës që ndërlidhet me caktimit të avokatit të Përkohshëm në procedurë civile për të cilën u kërkua që në arsyetim të gjykimit, gjyqtari të shënon shumën e shpenzimeve të avokatit të bazuar në vlerën reale të kontestit. U theksua se në rastet e angazhimit të përfaqësuesit të përkohshëm nga ana e Gjykatës, nuk kërkohet deponim paraprakë i mjeteve (parave) nga qytetarët dhe kjo po ndikon në mos pagesën e avokatit. Për këtë u kërkua pajisje me faturë angazhimi i përfaqësuesit të përkohshëm dhe atë sipas tarifës së avokatëve.

Brengosëse ishte edhe përzgjedhja e avokatëve nga Gjykata për përfaqësim të përkohshëm, që sipas tyre nuk është duke u respektuar lista e avokatëve dhe për këtë po konsiderohet favorizim të avokatëve. Gjykata po ballafaqohet me probleme me adresa për dorëzimin e shkresave dhe dokumenteve tjera që kanë të bëjnë në lëmin civile – Në këto raste po bashkëpunohet me zyrën për komuniteteve, Qendrën për punë dhe Mirëqenie Sociale.

Ndërsa, qështja e dërgimit të shkresave për seanca, respektimi i afateve ligjore për të gjitha procedurat, u bë e ditur se problemet më të mëdha janë në dorëzimin e ftesave për palët nëpër fshatra dhe saktësia e kohës së dërgimit të ftesave për qytetarët. Për këtë problematik u adresuan vërejtje për postierët e Gjykatës dhe të Postës së Kosovës rreth dorëzimit të shkresave dhe rreth mungesës së përgjegjësisë rreth dorëzimit të tyre. Përveç dorëzimit të shkresave dhe ftesave nga Gjykata, ky institucion po ballafaqohet edhe me kthim të përgjigjeve nga qytetarët. Gjendja reale momentale në këtë regjion është se 40 % e lëndëve në vërtetim pronësie nuk kanë adresa të sakta;

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË FERIZAJ

Temat për diskutim: "Caktimi i avokatit të Përkohshëm në procedurë civile" dhe Dërgimi i shkresave për seanca, respektimi i afateve ligjore (për te gjitha procedurat)”

Tema 1: "Caktimi i avokatit të Përkohshëm në procedurë civile"

  • Në arsyetim të gjykimit, gjyqtari të shënon shumën e shpenzimeve të avokatit të bazuar në vlerën reale të kontestit;
  • Në rastet e angazhimit të përfaqësuesit të përkohshëm nga ana e Gjykatës, nuk kërkohet deponim paraprakë i mjeteve (parave) nga qytetarët dhe kjo po ndikon në mos pagesën e avokatit;
  • Caktimi i avokatit të përkohshëm publikohet në tri gjuhë zyrtare në gazeta zyrtare;
  • Kërkohet pajisje me faturë angazhimi i përfaqësuesit të përkohshëm dhe atë sipas tarifës së avokatëve;
  • Përzgjedhja e avokatëve nga Gjykata për përfaqësim të përkohshëm nuk po respektohet lista e avokatëve – Konsiderohet favorizim të avokatëve;
  • Kërkohet nga pjesëmarrësit se në rastet e ndonjë shkelje procedurale në vërtetimin e pronësisë të bëhet ankesë;
  • Gjykata po ballafaqohet me probleme me adresa për dorëzimin e shkresave dhe dokumenteve tjera që kanë të bëjnë në lëmin civile – Në këto raste po bashkëpunohet me zyrën për komuniteteve, Qendrën për punë dhe Mirëqenie Sociale;
  • Gjykata në kontestet e vërtetimit të dëmit të konstaton dhe precizon dëmin;

Tema 2: "Dërgimi i shkresave për seanca, respektimi i afateve ligjore (për te gjitha procedurat)”

  • Të përpilohet lista e spastruar e ekspertëve në lëmin civile – penale nga KGJK dhe KPK dhe organet tjera;
  • Shqetësime në dorëzimin e ftesave për palët nëpër fshatra dhe saktësia e kohës së dërgimit të ftesave për qytetarët;
  • U ngritën vërejtje për postierët e Gjykatës dhe të Postës së Kosovës rreth dorëzimit të shkresave të Gjykatës dhe mungesa e përgjegjësisë rreth dorëzimit të tyre;
  • Policia e Regjionit në Ferizaj ka verifikuar adresat e qytetarëve që nuk janë dorëzuar nga Gjykata dhe Posta e Kosovës, e të cilat janë të sakta, mirëpo dorëzimi i tyre nga postierët është anashkaluar;
  • Përveç dorëzimit të shkresave dhe ftesave nga Gjykata, ky institucion po ballafaqohet edhe me kthim të përgjigjeve nga qytetarët;
  • 40 % e lëndëve në vërtetim pronësie nuk kanë adresa të sakta;

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha