Tryeza Bench Bar në Ferizaj - Faza e tretë 2015

16 Tetor 2015

Ferizaj, 16.10.2015 - Në tryezën Bench Bar në Ferizaj me pjesëmarrje avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfaqësues të Shërbimit Korrektues në Ferizaj u diskutua tema: "Matja e dënimit" dhe zbatimi i saj konfom Ligjit. Kryetari i Degës Regjionale në Ferizaj, z. Zekrija Gashi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Bashkim Hyseni udhëheqin tryezën duke paraqitur edhe shqetësimet e tyre lidhur me problematik të cilën e konsideruan jo profesionalizëm rreth zbatimit në aspektin praktik. Ata kërkuan nga gjyqtaret e këtij regjioni që arsyetimi i majtës së dënimit të jetë konfom Ligjit dhe të ketë profesionalizëm në rastet e tilla. Në këtë drejtim sipas tyre, kontribut të veçantë do të mund të japin avokatet në identifikimin e rrethanave lehtësuese, por edhe në procedurë ankimore.

Pjesëmarrësit konsideruan të nevojshme të nxirren udhëzime të strukturuara për matjen e dënimit të cilat edhe do të bënin diferencën. Për këtë u propozua për themelimin e Komisionit për nxjerrjen e udhëzimeve i cili Komision mund të formohet nga Gjykata Supreme e Kosovës ose nga Ministria e Drejtësisë. Duke marrë parasysh qasjen e gjyqtarëve ndaj matjeve të dënimeve dhe shqiptimi i tyre në mënyrë minimaliste, për këtë u kërkua shqyrtimi i rrethanave në të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese ndaj të pandehurit.

Cilësimi i provave ishte pjesë e diskutimit gjatë pjesës së dytë të tryezës, ku pjesëmarrësit kërkuan të shtohet kujdesi nga ana e prokuroreve duke vënë theksin edhe tek gjyqtarët gjatë punës së tyre rreth këtyre cilësimeve. Më tutje, gjyqtarët kërkuan të vlerësojnë personalitetin e të pandehurit dhe elementet tjera para se të marrjes së vendimit për dënim.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË FERIZAJ

Tema për diskutim: "Matja e dënimit"

Matja e dënimit:

  • Arsyetimi i majtës së dënimit të jetë konfom Ligjit dhe në mënyrë profesionale nga ana e gjyqtarëve;
  • Avokatet të japin kontribut në identifikimin e rrethanave lehtësuese, por edhe në procedurë ankimore;
  • Të nxirren udhëzime të strukturuara për matjen e dënimit të cilat edhe do të bënin diferencën;
  • Propozohet themelimi i Komisionit për nxjerrjen e udhëzimeve – Komisioni mund të formohet nga Gjykata Supreme e Kosovës ose nga Ministria e Drejtësisë;
  • Gjykata Supreme e Kosovës deri më tash ka dhënë orientime për matjen e dënimeve;
  • Qasja e gjyqtarëve ndaj matjeve të dënimeve janë minimaliste – Kërkohet shqyrtimi i rrethanave nga ana e gjyqtarëve;
  • Kërkohet ashpërsimi i dënimeve për recidivista;
  • Të shqyrtohen rrethanat rënduese dhe lehtësuese para shqiptimit të dënimit;
  • Mos angazhimi i avokatëve në procedurë ndikon në rrethana rënduese ndaj të pandehurit;

Cilësimi i provave:

  • Kërkohet kujdes nga prokuroret rreth cilësimit të provave;
  • Gjyqtaret të shqyrtojnë me kujdes cilësimin e provave
  • Cilësimi i provave po ndikon në matjen e dënimit të të pandehurit;
  • Gjyqtarët të vlerësojnë personalitetin e të pandehurit dhe elementet tjera para se të marrjes së dënimit;
  • Në aktgjykim dhe aktakuzë, prokurori nuk i cekë rastet inkriminuese të të pandehurit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha