Tryeza Bench Bar në Ferizaj - Faza parë 2015

27 Janar 2015

Ferizaj, 27.01.2015 – Dega Regjionale në Ferizaj në fazën e dytë të tryezës Bench Bar, ka diskutuar temën: “Ekspertiza Gjyqësore (në procedurën penale, civile, jashtë kontestimore, përmbarimore)”. Në këtë tryezë, Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Ferizaj e udhëhequr nga kryetari Zekrija Gashi në koordinim me U.d e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj kryesuan tryezën e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të policisë, ekspert të gjeodezisë dhe ekspert mjekësor.

Pjesëmarrësi në këtë tryezë diskutuan rreth problemeve në praktik të paraqitura dhe efikasiteti i ekspertizave gjyqësore në procedurë. Në kuadër të kësaj teme, u adresuan rekomandimet për secilin sektor të drejtësisë dhe palët tjera të përfshira në mënyrë që efikasiteti i procedurës të arrihet në afatet e parapara me ligj.

Për sa i përket raporteve mjekësore është thënë se ka raporte të viteve të kaluar që nuk janë dorëzuar nga Instituti për Mjekësi Ligjore të cilat po ndikojnë në vonesa të procedimit të lëndëve. Sipas tyre Instituti i Mjekësisë Ligjore po i anashkalojnë rastet e  paraburgimit. Në anën tjetër, Hetuesit e Policisë së Kosovës po janë peng i raporteve mjekësore, edhe për faktin se po ka vonesa në dorëzimin e raporteve mjekësore në Polici. Ndër të tjera u konstatua se raportet e mjekësisë ligjore po janë shabllon dhe pa ndonjë konkretizim të ekspertizës. Lidhur këtë problematik u kërkua takim me Drejtuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për tejkalim të kësaj situate.

Ndërkaq, çështja e ekspertëve dhe ekspertizave ishte pjesë e diskutimit në këtë tryezë. Kur bëhet fjalë për kërkesën për ekspertizë ka të drejtë të bëjë pala dhe avokati.  Në raportet e policisë në rastet e aksidenteve të komunikacionit mungojnë disa elemente të gjurmëve dhe për këtë u theksua se është evident problemi i konstatimit të saktë të ekspertizës, për këtë u shpreh e nevojës harmonizimi me Regjionet tjera për caktimin e ekspertit në raste të komunikacionit.  Policia Rajonale në Ferizaj po has në vështirësi për shkak të raportit të ekspertizës dhe për këtë ata kërkuan seriozitet në raporte. Përfaqësues të Policisë kërkuan takim me Drejtorin e Spitalit në Ferizaj për të biseduar lidhur me ekspertizat mjekësore në komunikacion.

Në anën tjetër, çështja e ekspertit dhe i angazhimi i tij u kërkua profesionalizëm dhe  verifikim të licencave në lëmi të ndryshme, në mënyrë që të mos të shkaktohet dëm qytetarit nga personat e tjerë. Për këtë të pranishmit në tryezë kërkuan një listë të ekspertëve në lëmi të ndryshme sepse sipas praktikës aktuale, nuk ka respektim të listës për caktim të ekspertëve.

Përfaqësuesit nga prokuroria shprehen hamendjen e tyre rreth angazhimit të ekspertit apo të psikologut në rastet për të mitur.

Edhe çështja e pagesave të ekspertëve ishte pjesë e diskutimit në tryezë, kur ka të bëjë me rastet të cilat palët kërkojnë ekspertizë, gjykata nuk i paguan, mirëpo eksperti paguhet vetëm nëse është caktuar nga Gjykata. Pagesa e ekspertëve të caktuar nga palët kërkohet të rregullohet me një Rregullore apo Udhëzim Administrativ. Gjithashtu u vë në dijeni se ka laramani të tarifave në gjykata për pagesa të ekspertëve për gjeodezi.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË FERIZAJ

Raportet mjekësore:

  • Ka raporte të viteve të kaluar që nuk janë dorëzuar nga Instituti për Mjekësi Ligjore të cilat po ndikojnë në vonesa të procedimit të lëndëve;
  • Instituti i Mjekësisë Ligjore konsiderohen se po i anashkalojnë rastet e  paraburgimit;
  • Hetuesit policore janë peng i raporteve mjekësore - Probleme të tilla janë shfaqur që nga viti 2005;
  • Kërkohet takim me Drejtuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë;
  • Raportet vijnë shabllon nga Instituti i Mjekësisë Ligjore;
  • Kërkohet të kryhet autopsia brenda një kohë sa më të shkurtër;
  • Ka vonesa në dorëzimin e raporteve mjekësore në Polici;

Çështja e ekspertëve dhe ekspertiza:

  • Kërkesë për ekspertizë ka të drejtë të bëjë pala dhe avokati;
  • Në raportet e policisë në rastet e aksidenteve të komunikacionit mungojnë disa elemente të gjurmëve – Problem në konstatim të saktë të ekspertizës;
  • Pjesëmarrësit kërkojnë caktimin e ekspertit në lëmit civile;
  • Rastet të cilat palët kërkojnë ekspertizë, gjykata nuk i paguan – Eksperti paguhet vetëm nëse është caktuar nga Gjykata;
  • Pagesa e ekspertëve të caktuar nga palët kërkohet të rregullohet me një Rregullore apo Udhëzim Administrativ;
  • Ka laramani të tarifave në gjykata për pagesa të ekspertëve për gjeodezi;
  • Ekspertet gjeodet nuk lajmërohen me kohë për angazhim nga Gjykata;
  • Kërkohet profesionalizëm dhe të verifikohet licencat e eksperteve në lëmi të ndryshme – Mos t’i shkaktohet dëm qytetarit;
  • Kërkohet një listë të ekspertëve në lëmi të ndryshme – Nuk ka respektim të listës për caktim të ekspertëve;
  • Ekspertet caktohen nga Prokurori sipas Kodit të Procedurës Penale;
  • Në rastet të trajtimit të lëndëve për të mitur, Prokuroria ka hamendje rreth caktimit të ekspertit apo të psikologut;
  • Kërkohet harmonizim me Regjionet tjera për caktimin e ekspertit në raste të komunikacionit;
  • Kërkohet takim me Drejtorin e Spitalit në Ferizaj – Diskutim lidhur me ekspertizat mjekësore në komunikacion;
  • Raporti i policisë varet nga raporti i ekspertizës – Kërkohet seriozitet në raporte.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha