Tryeza Bench Bar në Ferizaj - Faza parë 2016

30 Mars 2016

Ferizaj, 30.03.2016 – Dega Regjionale e OAK-së në Ferizaj në fazën e parë të tryezës Bench Bar, ka diskutuar temën: "Arsyetimi i vendimeve gjyqësore (penale, civile, jashtë kontestimore)". Kryetari i Degës Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Ferizaj, z. Zekrija Gashi në koordinim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Bashkim Hyseni, kryesuan tryezën e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të policisë, ekspert të gjeodezisë dhe ekspert mjekësor.

Pjesëmarrësi në këtë tryezë diskutuan rreth problemeve në praktik të paraqitura të cilat ndërlidhen me konkretisht me arsyetimin e vendimeve gjyqësore në lëmin penale, civile dhe jashtë kontestimore. Në kuadër të kësaj teme, u adresuan rekomandimet për secilin sektor të drejtësisë dhe palët tjera të përfshira në mënyrë që efikasiteti i procedurës të arrihet në afatet e parapara me ligj.

Për sa i përket shkresave, pjesëmarrësit në tryezën e organizuar në Ferizaj u shprehen se në shkresa nuk janë të përfshira të gjitha elementet e përmbajtjes, që duhet t’i ketë për të qenë e qartë dhe e kuptueshme, andaj kërkuan që shkresat të përpilohen në mënyrë profesionale dhe të reflektohet tek praktikantet në Gjykatë të cilët njëherit do të bartin profesionalizmin në të ardhmen.

Për përshkrimin e arsyetimit të shkresës në aktakuzë, të pranishmit në tryezë kërkuan vëmendje posaçërisht në përfshirjen e të gjitha elementeve të qarta në përmbajtje. Për këtë, u propozua që vendimet e prokurorëve të kthehen nga ana e Gjykatës, nëse konsiderohet se vendimet nuk janë të përpiluar mirë, duke mos i përfshirë të gjitha elementet, ashtu siç e kërkon ligji.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË FERIZAJ

Tema për diskutim: “Ekspertiza Gjyqësore (në procedurën penale, civile, jashtë kontestimore, përmbarimore)”

Shkresat, Arsyetimi i vendimeve, aktgjykimeve.....:

  • Shkresat nuk i kanë të përfshirë të gjitha elementet e përmbajtjes që duhet t’i ketë për të qenë e qartë dhe e kuptueshme;
  • Shkresat e ndryshme të përpilohen në mënyrë profesionale – Të reflektoj tek praktikantet në Gjykatë të cilët njëherit do të bartin profesionalizmin në të ardhmen;
  • Përshkrimi i arsyetimit të shkresës në aktakuzë, t’i ketë elementet e qarta të përmbajtjes;
  • Arsyetimi i vendimeve të jenë konkrete dhe jo abstrakte;
  • Vendimet e prokurorëve të kthehen nga ana e Gjykatës nëse konsiderohet se vendimet nuk janë të përpiluar mirë duke i përfshirë të gjitha elementet;
  • Ngritja e aktakuzës nga prokurorët në rastet e Krimeve të Rënda, të kenë arsyetim në çdo pikëpamje të hapave të ndërmarra dhe të gjeturave lidhur me rastin;
  • Në aktgjykim të ketë analizë brenda arsyetimit në mënyrë që të kuptohet dhe të jetë cilësor;
  • Aktgjykimet të përpilohen qartë dhe sa më thjeshtë në mënyrë që të jetë e kuptueshme edhe nga ana e qytetarëve;
  • Të përfshihen të gjitha rrethanat në caktimin e masës së paraburgimit;
  • Arsyetimi është relevant në rrethanat e dyshimit të përsëritjes së veprës;
  • Arsyetimi i aktgjykimit dhe aktvendimit të jetë siç është vërtetuar në mënyrë faktike;

Ankesat e avokatëve:

  • Ankesat e avokatëve të përpilohen me saktësi dhe t’i adresohet organit kompetentë.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha