Tryeza Bench Bar Gjakovë - Faza dytë 2015

30 Prill 2015

Gjakovë, 30.04.2015 - Në një tryezë të përbashkët të Odës së Avokatëve të Kosovës, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave të mbështetur nga UNICEF-i që u zhvillua në Gjakovë u diskutua për të miturit në procedurën penale dhe përkujdesjen për këtë kategori njerëzish nga institucionet që zbatojnë këtë procedurë.

Në këtë tryezë u konsiderua se mbrojtësi në rastet e angazhimit për të mitur është shumë i nevojshm dhe krucial, pasi procedura për të mitur është specifike, andaj edhe avokatët mbrojtës duhet të kenë edukim ligjor të përshtatshëm për këtë kategori.

Gjatë diskutimit u theksua ideja se në procedurën penale për të mitur të specializohen avokatët e veçantë që merren veç me këtë lami, pasi sipas tyre është shumë e komplikuar që një avokat që merr pjesë në procedura për madhorë, të marrë pjesë edhe në procedurë për të mitur.

Përderisa Kodi i Drejtësisë për të Mitur kërkon që gjyqtari për të mitur të jetë i specializuar, gjithashtu kërkohet që prokurori për të mitur të jetë i specializuar si dhe zyrtarët e policisë kërkohet të jenë të specializuar për të mitur, atëherë u kërkua që edhe avokatët mbrojtës duhet të jenë të specializuar për të mitur, sepse sipas tyre efekti kishte me qenë më i madh te mbrojtja e tyre.

Sipas prokurorisë, problemet më të mëdha të procedurave për të mitur ndodhen jashtë objektit të prokurorisë dhe gjykatës, në terren dhe institucionet tjera që merren me të miturit delikuentë.

Pjesëmarrësit kërkuan që rekomandimet e dala në tryeza Bench Bar të gjejnë zbatueshmëri në të ardhmen në tërësi për të arritur rezultate rreth kësaj lëmi dhe fusha tjera të diskutuara në tryeza të mëparshme.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GJAKOVË

Rritja e numrit të gjyqtarëve:

  • Të krijohen lista të veçantë të avokatëve për angazhim në rastet për të mitur – Specializimi i tyre;
  • Kërkohet shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mitur;
  • Nuk ka zyre të veçantë për intervistim të të miturit – Kërkohet zyre me kushte të përshtatshme për të miturit;
  • Në Rahovec dhe në Malishevë i mituri trajtohet barabartë me të rriturin;
  • Avokati të njoftohet nga ndërmjetësuesi lidhur me lëndën e marrë në procedurë;
  • Konsiderohet se Ndërmjetësuesit në lëndët e të miturve krijojnë lehtësira gjykatës dhe njëkohësisht është në interes të të miturit që mos të hy në evidenca të gjykatës;
  • Viktima e mitur mos të merret në pyetje nga Policia – Të bëhet në koordinim me Prokurorin dhe me pranin e avokatit;
  • Policia nga viktima e mitur të merr vetëm të dhënat identifikuese;
  • Viktima e mitur të kursehet nga intervista të gjata;
  • Kërkohet ndërtimi i një Qendre disiplinore në Gjakovë për kategori dhe për afate të ndryshme;
  • Formimi i Qendrës disiplinore në Gjakovë propozohet të formohet në kuadër të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale;
  • Gjyqtarët dhanë vërejtjet e tyre për mos pjesëmarrjen e zyrtarëve social që 2 vite në seanca gjyqësore për të mitur përkundër kërkesës nga Gjykata;
  • Kryetari i GJTHGJ u zotua se do të takoi zyrtarët kryesor QPMS për mos pjesëmarrjen e zyrtarëve social në seanca gjyqësore – Kryetari i GJTHGJ me atë 14.05.2015 ka konfirmuar OAK-në se ka zhvilluar takim dhe prania e zyrtarëve social sipas ftesës së gjykatës do të marrin pjesë;
  • Policia të krijoj hapësira të veçanta për intervistim të të miturit;
  • Kërkohet organizimi i seminareve nga OAK për procedura për të mitur;
  • Kërkohet të hapet një zyre e përkohshme e Qendrës disiplinore e cila do i mundësoj zbatimin e masës të paraparë sipas Ligjit;
  • Kërkohet harmonizim i Kodit për të Mitur me Kodin e Procedurës Penale;
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha