Tryeza Bench Bar Gjakovë - Faza e tretë 2015

29 Tetor 2015

Gjakovë, 29.10.2015 - Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovës, z. Teki Bokshi në koordinim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Dërguti për tryezën Bench Bar kanë caktuar temën; "Çështja e funksionimit të subjekteve mbështeste në gjykata, Prokurori, Polici dhe krijimi i kushteve lehtësuese për punën, aktivitetin e avokatëve në ndërtesat e gjykatave, në Prokurori dhe Polici".

Tryeza e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të policisë është udhëhequr nga kryetari i Degës, z. Teki Bokshi dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, z. Nikollë Komani. Vlen të theksohet se në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili shfaqi pikëpamjet e tij gjatë diskutimit duke marrë parasysh problematikat në regjionet tjera. Në këtë takim janë paraqitur shumë çështje problematike që ndërlidhen me temën dhe janë paraqitur rekomandimet e tyre për tejkalim të kësaj gjendjes aktuale e cila po ndikon në mbarëvajtjen e punës në organet e drejtësisë në Gjakovë.

Një nga çështjet e diskutuara në këtë tryezë është edhe shqyrtimi i shkresave të lëndëve në Gjakovë, konkretisht në shkrimore të Gjykatës Themelore në Gjakovë, shkresat e lëndës lexohen në këmbë nga avokatet. Mirëpo, për këtë problematik sipas përfaqësuesit të GJTHGJ, me ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë pritet të krijohen hapësira të mjaftueshme për qasje në shkresa të lëndës. Njëra nga çështjet mjaftë e diskutuar ishte vërtetimi i autorizimit të palës nga Noteri të cilën avokatet e konsiderojnë antiligjore dhe për këtë kërkohet sqarim dhe qëndrim për këtë problematik.

Edhe ndaj Gjykatës në Malishevë u paraqiten kërkesa që kanë të bëjnë me angazhimin e një zyrtari për fotokopjim të shkresave të lëndës. Po në këtë gjykatë qasja ndaj avokatëve është denigruese për arsye se në hyrje të Gjykatës, avokatit i kërkohen arsye të vazhdueshme për hyrje brenda objektit dhe kjo po shkakton pakënaqësi tek avokatet.

Ndaj policisë të këtij regjioni u adresuan shqetësime që ndërlidhen me shlyerjen e dënimeve të personave nga organi që mban evidencat duke bërë të ditur se ky organ brenda policisë nuk po rezulton efektiv. Pjesëmarrësit në tryezë kërkuan nga përfaqësuesi i Policisë që të shqyrtojë angazhimin e organit në fjalë dhe njëherit të bëhen shlyerjet e dënimeve edhe për vitet e kaluara, sidomos shlyerja e dënimeve ndaj të miturve.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GJAKOVË

Tema për diskutim: "Çështja e funksionimit të subjekteve mbështeste në gjykata, Prokurori, Polici dhe krijimi i kushteve lehtësuese për punën, aktivitetin e avokatëve në ndërtesat e gjykatave, në Prokurori dhe Polici"

Shqyrtimi i shkresave të lëndëve problem i theksuar në Gjakovë;

  • Në shkrimore të Gjykatës Themelore në Gjakovë shkresat e lëndës lexohen në këmbë – Kërkohet krijimi i kushteve në shkrimore të Gjykatës;
  • Ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë pritet të krijoj hapësirë të mjaftueshme për qasje në shkresa të lëndës;
  • Regjioni i Gjakovës po ballafaqohet edhe me problemin e ndërrimit të avokatëve mbrojtës në lëndët e vjetra;

Vërtetimi i autorizimit të Palës nga Noteri:

  • Avokatet konsiderojnë antiligjore vërtetimi i autorizimit të palës nga Noteri – Kërkohet sqarim dhe qëndrim për këtë problematik;
  • Avokatët insistuan në respektimin e të drejtës Kushtetuese në kërkimin e provave dhe dëshmive – Përndryshe sipas avokatëve gjykimet do të shtyhen dhe zvarriten;

Gjykata në Malishevë:

  • Kërkohet angazhimi i një zyrtari në administratën e Gjykatës në Malishevë për fotokopjim të shkresave të lëndës;
  • Qasja në hyrje të Gjykatës në Malishevë për avokatet – Në hyrje të Gjykatës avokatit i kërkohen arsyet e hyrjes. Kjo po shkakton pakënaqësi tek avokatet;

Policia:

  • Gjykata ka kërkesa të shumta për ofrimin e sigurisë – Kërkohet paraprakisht të njoftohet policia për raste të tilla;
  • Shlyerja e dënimeve të personave nga organi që mban evidencat nuk po rezulton efektiv – Kërkohet shlyerja e dënimeve edhe për vitet e kaluara;
  • Kërkohet urgjentisht shlyerja e dënimeve ndaj të miturve
  • Përfaqësuesit e policisë ofruan gatishmëri për rritjen e efikasitetit e organit për shlyerje të dënimeve;
  • Urdhëresë administrative për marrjen e dokumenteve në Gjykatë nga avokatet

Teknikat marrjeve në pyetje:

  • Kërkohet ligjërata e përbashkët me Gjyqtar, Prokuror, Avokatë, Polici për krijimin e standardeve rreth metodës së marrjes në pyetje.

Tryezat Bench Bar:

  • Tryezat Bench Bar kanë ndikuar në ndërtimin e politikave dhe përafrimin e qëndrimeve për çështjet e ngritura;
  • Tryezat Bench Bar kanë dhënë kontribut në tejkalimin e problemeve si në aspektin rregullativ, por edhe të evitimin e paqartësive të identifikuara;
  • Togjet e avokatëve nëpër seanca gjyqësore është përmirësuar fal tryezave Bench Bar;
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha