Tryeza Bench Bar në Gjakovë - Faza e dytë 2016

20 Prill 2016

Gjakovë, 20.04.2016 – “Njoftimi për caktimin e seancave dhe respektimi i seancave të caktuar nga palët në procedurë”, ishte temë diskutimi në fazën e dytë të tryezës Bench Bar me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të Policisë në regjionin e Gjakovës, e cila tryezë është udhëhequr nga kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Gjakovë, z. Teki Bokshi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, z. Vaton Dërguti.

Për sa i përket shtyrjes së seancave gjyqësore për shkak të vonesave të avokatëve dhe vonesat e avokatëve pa ndonjë arsye ose provë të caktuar, pjesëmarrësit në tryezë propozuan që gjyqtaret të ftojnë avokatet dhe prokuroret lidhur me lëndët e tyre dhe të ketë  koordinim të përbashkët për oraret e gjykimeve.

Edhe çështja e ID kartela valide të avokatëve ishte temë diskutimi, për të cilën u kërkua nga Gjykata, Prokuroria dhe Policia që mos të lejohen avokatet të prezantojnë pa ID kartelën valide të avokatit. Në rastet kur lëndët të cilat përfaqësohen nga avokatet që nuk kanë ID kartela valide, rekomandimi i tyre ishte që këto lëndë të kthehet në përsëritje.

R

EKOMANDIMET E TRYEZËS NË GJAKOVË

Tema për diskutim:

“Njoftimi për caktimin e seancave dhe respektimi i seancave të caktuar nga palët në procedurë”

Respektimi i orareve të seancave:

  • Shtyrja e seancave gjyqësore për shkak të vonesave të avokatëve - Avokatet njoftojnë gjykatën për mos prezantim në seancë pa ndonjë arsye ose provë të caktuar;
  • Pjesëmarrësit u pajtuan që gjyqtaret të ftojnë avokatet dhe prokuroret lidhur me lëndët e tyre të koordinohen oraret e gjykimeve;

ID kartela valide e avokatit:

  • Kërkohen nga Gjykata, Prokuroria dhe Policia që mos të lejohen avokatet të cilët nuk posedojnë ID kartelën valide të avokatit;
  • Lëndët të cilat përfaqësohen nga avokatet që nuk kanë ID kartela valide, të kthehet lënda në përsëritje;

Caktimi i masës së sigurisë:

  • Paditë që kanë të bëjnë me masën e sigurisë, 90 % e këtyre lëndëve nuk janë për shqiptim të kësaj mase të sigurisë;
  • Ekzistojnë raste kur avokatet propozojnë caktimin e masës së sigurisë, ndërsa në shqyrtim të lëndës vërehet se baza elementare nuk ekziston për shqiptimin e kësaj mase;
  • Në rastet kur palët janë recidivista, kërkohet nga Gjykata dhe Prokuroria të kenë zero tolerancë;
  • Pjesëmarrësit u njoftuan lidhur me vendimin e KGJK, që të dhënat, evidenca e të dënuarit të mbahen vetëm nga KGJK-ja;

Numri i rasteve:

  • Aktvendimet dhe në aktgjykimet të gjykimeve të shënohen numri i rasteve policore, përveç atyre të gjykatës;

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha