Tryeza Bench Bar në Gjakovë - Faza e katërt 2015

03 Dhjetor 2015

Gjakovë, 03.12.2015 – “Koordinimi dhe bashkëpunimi në raportin avokati, gjyqësi dhe polici  me shërbimet e noterisë dhe përmbaruesit privat, me imperativ aplikimin e ligjeve” ishte temë diskutimi në fazën e katërt të tryezave Bench Bar me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të policisë, Noter dhe përmbarues në regjionin e Gjakovës.

Institucioni i përmbarimit është mirëpritur mirë në këtë regjion dhe ka gjet bashkëpunim të mirë si nga qytetarët dhe nga organet tjera të drejtësisë dhe roli dhe puna e tyre ka sjell efikasitet në sistem të drejtësisë duke bërë që numri i lëndëve në Gjykatë të ketë rënie. Megjithatë, këta përballen edhe me probleme të ndryshme në veçanti mos ofrimi i bashkëpunimit nga Zyra Komunale e Kadastrit, të regjistrimit dhe nga Bankat etj, për këto dhe të tjera përmbaruesit u kanë bërë thirrje për bashkëpunim.

Noteria vazhdon të jetë problem për avokatet, kjo u konstatua në tryezë duke theksuar se Noterisë në Kosovë iu është dhënë shumë më tepër kompetenca në krahasim me Noterinë e shteteve të rajonit. Vlerësim të tillë ka edhe për kompetencat e përmbaruesve në Kosovë.

Çështja e Akteve noteriale të lëshuar nga Noterët për përmbaruesit konsiderohen diskutabile që kanë të bëjnë rreth mënyrës së zbatimit të saj sipas formulimit nga ana e Noterit. Për këtë, përmbaruesit kërkojnë nga Noterët të përpilojnë akte Noteriale me obligim të përmbarimit duke cekur afatet dhe detyrimet për ekzekutim përmbarimor.

Çështja e shqetësimeve të avokatëve në Polici është mjaft e theksuar që ka të bëjë me angazhimet e avokatëve në polici dhe nga këta të fundit nuk iu jepet faqja e parë e deklaratës / gjysma e deklaratës. Për këtë u kërkua nga përfaqësuesi i policisë prezentë në takim që të rregullohet kjo problematik e vazhdueshme dhe avokatet të pajisen me të gjitha shkresat e lëndës. në anën tjetër, përfaqësuesi i Policisë në tryezë premtoi se do e adreson këtë shqetësim në organet e policisë dhe tash e tutje do të ketë raste të tilla.

Prokurorët në Regjionin e Gjakovës janë duke pasur probleme me avokatet të angazhuar sipas detyrës zyrtare për shkak të mos kryerjes së pagesave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Kjo problematik konkretisht ka të bëjë me atë se avokatet kërkojnë vazhdueshmit informacione rreth mos pagesave paraprake nga KGJK dhe KPK.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GJAKOVË

Tema për diskutim: “Koordinimi dhe bashkëpunimi  në raportin avokati, gjyqësi dhe polici  me shërbimet e  noterisë  dhe me përmbaruesit privat, me imperativ aplikimin e ligjeve”

Përmbaruesit

  • Përmbaruesve në regjionin e Gjakovës nuk u ofrohet bashkëpunim nga Zyra Komunale e Kadastrit, të regjistrimit dhe nga Bankat – Përmbaruesit u bëjnë thirrje këtyre institucioneve për bashkëpunim;
  • Institucioni i përmbarimit është mirëpritur mirë në këtë regjion dhe ka gjet bashkëpunim të mirë si nga qytetarët dhe nga organet tjera të drejtësisë;
  • Përmbaruesit ka treguar rolin e tyre në sistem të drejtësisë duke bërë që numri i lëndëve në Gjykatë të ketë rënie;
  • Edhe në aspektin e bashkëpunimit me avokatet, përmbaruesit po bëjnë përpjekje të mos ndërhyjnë në punën e tyre – Bashkëpunimi me avokat – përmbarues konsiderohet i mirë;
  • Borxhet e shumta në këtë regjion konsiderohen për shkak të kamatave të larta – Roli i përmbaruesve në këto lëndë është i vështirë;

Noteria

  • Noteria vazhdon të jetë problem për avokatet – Noterisë iu është dhënë shumë më tepër kompetenca në krahasim me Noterinë e shteteve të rajonit. Vlerësim të tillë ka edhe për kompetencat e përmbaruesve;
  • Aktet noteriale nga Noterët për përmbaruesit konsiderohen diskutabile rreth mënyrës së zbatimit të saj sipas formulimit nga ana e Noterit – Përmbaruesit kërkojnë nga Noterët të përpilojnë akte Noteriale me obligim të përmbarimit duke cekur afatet dhe detyrimet për ekzekutim përmbarimor;

Avokatet

  • Avokatëve të angazhuar në polici iu jepen faqja e parë e deklaratës / gjysma e deklaratës – Kërkohet nga përfaqësuesi i policisë prezentë të rregullohet kjo problematik e vazhdueshme dhe avokatet të pajisen me të gjitha shkresat e lëndës (Është obligim ligjor);
  • Përfaqësuesi i Policisë në tryezë premtoi se do e adreson këtë shqetësim në organet e policisë dhe tash e tutje do të ketë raste të tilla;
  • Prokurorët në Regjionin e Gjakovës janë duke pasur probleme me avokatet të angazhuar sipas detyrës zyrtare për shkak të mos kryerjes së pagesave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës – Avokatet kërkojnë vazhdueshmit informacione rreth mos pagesave paraprake nga KGJK dhe KPK – Kërkohet nga GJK dhe KPK të gjejnë një zgjedhje urgjente dhe të kryhen pagesa të avokatëve;
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha