Tryeza Bench Bar në Gjakovë - Faza parë 2015

28 Janar 2015

Gjakovë, 28.01.2015 - Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovës, Teki Bokshi në koordinim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Dërguti kanë caktuar temën; "Caktimi i lëndëve civile në çështjet që sipas ligjit trajtohen të natyrës urgjente, kontestet e punës, kontestet e natyrës familjare, përmbarimet dhe çështjet kontestimore ku është kërkuar masa e sigurimit apo masa e përkohshme".

Tryeza e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të policisë është udhëhequr nga i deleguari i kryetarit të DR në Gjakovë, Rexhep Gjikolli. Në këtë takim janë paraqitur shumë çështje problematike që ndërlidhen me temën. Në kuadër të kësaj, pjesëmarrësit kanë paraqitur rekomandimet e tyre për tejkalim të kësaj situate të krijuar.

Gjatë tryezës janë paraqitur shumë nevoja emergjente dhe për tejkalimin e situatës aktuale. Çështja e rritjes së numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Gjakovë ishte kërkesë për trajtimin sa më efikas të lëndëve dhe zvogëlimit të tyre. Theksi u vu të nevoja e gjyqtarëve në lëmin civile, dhe për këtë u kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës të insistojë në shtimin e gjyqtarëve në lëmin civile në Gjakovë.

Lëndët të cilat kanë të bëjnë me kontestet e punës ishin njëra nga çështjet që u diskutuara dhe për këto lëndë të cilat nuk janë të pakta në numër u kërkua t’u jepet përparësi për trajtim dhe mos zgjasin me vite, ashtu siç është duke ndodhur.

Duke marrë parasysh rëndësinë e lëndëve civile me prioritet, të pranishmit në tryezë theksuan nevojën e ndarjes për shkak të pasojave eventuale që mund të ndodhin. Një fakt shumë i rëndësishëm për lëndët në lëmin civile, u konstatua se rastet e tilla të pa përfunduara po shkaktojnë raste të veprave penale. Policia shpreh nevojën për informacione për parandalimin e veprave nga civile në ato penale. U kërkua angazhimi më efikas i Inspektoriatit të Punës në mbikëqyrjen e bizneseve private për respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe zbatim të Ligjit të Punës. Një aspekt tjetër i vonesave është edhe burokracia në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe në Agjencionin Kosovar të Privatizimit po prolongojnë procedimin e lëndëve, andaj u kërkua lehtësira për këto raste për procedim më të shpejt.

Rastet e kontesteve të natyrës familjare janë shfaqur probleme në aspektin procedural rreth shkurorëzimit. Adresat e palëve për dorëzimin e shkresave nuk jepen të sakta dhe afati për përfundimin e tyre po zgjatet. Sipas pjesëmarrësve Ministria e Drejtësisë vepron shumë me vonesë në procedimin e shkresave tek palët në shtetet tjera. Ministria e Drejtësisë dërgon shkresat për persona jashtë vendit për një periudhë 5 mujor. Lidhur me këtë, të pranishmit gjatë tryezës kërkuan nga Ministria e Drejtësisë të gjejë një zgjedhje për procedim më të shpejt të këtyre dërgesave jashtë vendit.

Edhe lëndët përmbaruese u diskutuan në këtë tryezë. Këto lëndë me procedurë të përmbarimit kanë ngarkuar gjykatat në procedim dhe jetësim të vendimit dhe të riprocedimit. Policia Regjionale në Gjakovë ka formuar grupin punues për lëndët ekskluzive përmbarimore. Policia ka bërë të gjitha përgatitjet duke formuar Task Forcën për zbatim të vendimeve të Gjykatës në lëndë civile.

Për çështjen e masës së përkohshme u kërkua që Gjykata për aprovimin e masës së përkohshme të shkohet në mënyrë të menjëhershme me shqyrtim të vërtetimit të pronësisë.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GJAKOVË

Rritja e numrit të gjyqtarëve:

  • Numri i vogël i gjyqtarëve në GJTHGJ – Kërkesë për rritjen e numrit të gjyqtarëve në lëmin civile;
  • Kërkohet nga OAK që të insistojë në shtimin e gjyqtarëve në lëmin civile në Gjakovë;

Kontestet e punës:

  • Kontestet e punës t’u jepet përparësi për trajtim – Që kontestet e punës të mos zgjasin me vite;
  • Lëndët civile me prioritet të ndahen për shkak të pasojave eventuale që po të ndodhin - Rastet civile të pa përfunduara po shkaktojnë raste të veprave penale;
  • Burokracia në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe AKP po prolongojnë procedimin e lëndëve – Të krijohen lehtësira;
  • Inspektoriati i punës kërkohet të ketë rol më aktive në mbikëqyrjen e bizneseve private për respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe zbatim të Ligjit të Punës;

Kontestet e natyrës familjare:

  • Kontestet e natyrës familjare – Janë shfaqur probleme në aspektin procedural rreth shkurorëzimit. Adresat e palëve për dorëzimin e shkresave nuk jepen të sakta dhe afati për përfundimin e tyre po zgjatet;
  • Ministria e Drejtësisë vepron shumë me vonesë në procedimin e shkresave tek palët në shtetet tjera. Ministria e Drejtësisë dërgon shkresat për persona jashtë vendit për një periudhë 5 mujor – Kërkohet nga Ministria e Drejtësisë të gjejë një zgjedhje për procedim më të shpejt;

Lëndët përmbaruese:

  • Lëndët e përmbarimit kanë ngarkuar gjykatat në procedim dhe jetësim të vendimit dhe të riprocedimit;
  • Policia shpreh nevojën për informacione për parandalimin e veprave nga civile në ato penale. Policia në Gjakovë ka formuar grupin punues për lëndët ekskluzive përmbarimore; Policia ka Task forcën për zbatim të vendimeve të Gjykatës në lëndë civile;

Masa e përkohshme:

  • Kërkohet që Gjykata për aprovimin e masës së përkohshme të shkohet në mënyrë të menjëhershme me shqyrtim të vërtetimit të pronësisë.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha