Tryeza Bench Bar në Gjakovë - Faza parë 2016

29 Janar 2016

Gjakovë, 29.01.2016 – Tryeza e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të policisë, tashmë të njohura Bench Bar, është mbajtur edhe në Gjakovë me temë; “Sjellja e avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe  policëve hetues gjatë procedurave penale dhe civile, në kontekst të obligimeve konform  Kodeve Etike  të subjekteve të cekura procedural”. Në këtë takim janë shfaqur çështjet problematike që ndërlidhen me temën, për të cilën pjesëmarrësit kanë paraqitur rekomandimet e tyre për përmirësimin e gjendjes aktuale.

Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovë, z. Teki Bokshi në koordinim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, z. Vaton Durguti kanë caktuar temën për diskutim të cilët edhe e kanë vlerësuar të rëndësishme gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të sistemit në këtë regjion.

Për sa i përket sjelljes së avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve hetues gjatë procedurave penale dhe civile, në kontekst të obligimeve konform  Kodeve Etike  të subjekteve të cekura procedural, në regjionin e Gjakovës, nuk janë paraqit probleme të theksuar, megjithatë, u kërkua respektimi normat elementare të Kodeve përkatëse të avokatisë, prokurorisë, gjyqësisë dhe të policisë. Ndër të tjera, u kërkua që avokatet të respektojnë vendimin, dhe të prezantojnë me me toge nëpër seanca gjyqësore në Gjykatë dhe gjatë angazhimit të tyre profesionale para organeve të drejtësisë.

Për gjyqtarët dhe prokurorët u theksua e nevojshme fillimi i procedimeve në afate ligjore dhe të trajtojnë me korrektësi kërkesat e parashtruara të avokatëve. Për sa i përket kërkesave të avokatëve, u kërkua që Gjykatat të respektojnë kërkesat e avokatëve për shqyrtim të shkresave dhe për këtë të krijojnë kushte logjistike, zyre, mundësi fotokopjimi, me pagesat përkatëse sipas tarifave.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GJAKOVË

Tema për diskutim:

“Sjellja e avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve hetues gjatë procedurave penale dhe civile, në kontekst të obligimeve konform Kodeve Etike të subjekteve të cekura procedurale”

  • Në regjionin e Gjakovës, nuk janë paraqit probleme të theksuar - kërkohet që të respektohen normat elementare të Kodeve përkatëse të avokatisë, prokurorisë, gjyqësisë dhe të policisë;
  • Që avokatet të respektojnë vendimin, dhe të veshin togun në seancat gjyqësore dhe gjatë angazhimit të tyre profesionale nëpër Gjykatë;
  • Gjyqtarët dhe prokurorët do të duhet që të fillojnë me procedime në afate ligjore dhe të trajtojnë me korrektësi kërkesat e parashtruara të avokatëve.
  • Kërkohet që Gjykatat të respektojnë kërkesat e avokatëve për shqyrtim të shkresave dhe për këtë të krijojnë kushte logjistike, zyre, mundësi fotokopjimi, me pagesat përkatëse sipas tarifave.
  • Kërkohet që për problemet eventuale të njoftohen: Kryetari i Degës së OAK në Gjakovë, Kryetari i Gjykatës, Kryeprokurori dhe Drejtori i Policisë.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha