Tryeza Bench Bar Gjilan - Faza parë 2015

23 Mars 2015

Gjilan, 23.03.2015 – Tryeza e gjashtë me radhë u mbajt në Gjilan, ku nikoqir i kësaj tryeze ishte kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Gjilan, Shemsedin Piraj dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri. Në këtë tryezë morën pjesë edhe kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Ferizaj, Zekrija Gashi me tre avokatë të tjerë si dhe drejtoresha e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Metije Ademi.

“Ngritja e vetëdijes publike në mes të gjyqësorit rreth masave dhe dënimeve alternative dhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në zbatimin e dënimeve dhe masave alternative”, ishte temë diskutimi i kësaj tryeze në Gjilan. Për t’i dhënë një dimension tjetër diskutimit me praktikat më të mira dhe zbatimit të tyre rreth masave alternative, u përkujdesen dy ekspertë gjerman, Stefan Scherrer dhe Stefan Their nga Projekti i Binjakëzimit.

Në kuadër të kësaj teme, u fol për aspektin pozitiv dënimeve alternative të cilat ndikojnë në zvogëlimin e dënimeve nëpër gjykata. Këto dënime janë një mundësi e mirë për të burgosurit për vepra të lehtë, të mundë të bënin punë të dobishme për komunitetin dhe njëkohësisht ndikojnë në lehtësira buxhetore të shtetit dhe rikthimi i personave në shoqëri. Ndër të tjera u shpreh shqetësimi për numrin e madh të të dënuarve për vepra penale me dënime të ulëta që ndërlidhen me dënime alternative.

U kërkua që të respektohen standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian rreth zbatimit të dënimeve alternative në Kosovë.

Kontribut të madh gjatë diskutimit në këtë tryezë dhanë edhe ekspertët gjerman të cilët paraqiten synimin e tyre që dënimet e vogla të zëvendësohen me punë të dobishme për komunitetin. Ekspertët përmes projektit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë po bëjnë përpjekje që dënimet të zëvendësohen duke punuar dhe bërë diçka të mirë për komunitetin. Ata u shprehen se zëvendësimi i gjobës me punë të dobishme për komunitetin e ulë në mënyrë drastike numrin e madh të të burgosurve në Kosovë. Sipas tyre mbështetja për sistemin aktual në Kosovë po bëhet duke u bazuar në standardet evropiane;

Për sa i përket rritjen e numrit të masave alternative, rol të rëndësishëm luan Prokurori dhe avokati për të cilët u kërkua të shfrytëzojnë dispozitat ligjore në tërësi dhe të arrihet efikasiteti në procedura të tilla.

Ndërsa, sa i përket përfaqësuesit të Shërbimit Sprovues të Kosovës u kërkua pjesëmarrja e tyre në seanca të Gjykatës dhe të shfrytëzojnë rolin e tyre të mbikëqyrjes së masave të ndërmarra dhe të insistohet në masa alternative.

Për të arritur zbatimin e mekanizmit  për masën alternative është kërkuar shfrytëzimi i procedurës së ndërmjetësimit.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GILAN

Të mirat e dënimeve alternative:

  • Dënimet alternative do ta ulin popullimin e madh të dënimeve të shkaktuara nga gjykatat;
  • Në vend të dënimeve të vogla siç janë vjedhja e pyjeve të burgosurit do të mundë të bënin punë të dobishme për komunitetin;
  • Është shqetësuese numri i madh i të dënuarve për vepra penale me dënime të ulëta.
  • Dënimet alternative ndikojnë në lehtësira buxhetore të shtetit dhe rikthimi i personave në shoqëri;
  • U kërkua që të respektohen standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian rreth zbatimit të dënimeve alternative në Kosovë.

Ekspertët gjerman:

  • Ekspertet gjerman synimin e tyre që dënimet e vogla të zëvendësohen me punë të dobishme për komunitetin. Ekspertët përmes projektit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë po bëjnë përpjekje që dënimet të zëvendësohen duke punuar dhe bërë diçka të mirë për komunitetin;
  • Ata u shprehen se zëvendësimi i gjobës me punë të dobishme për komunitetin e ulë në mënyrë drastike numrin e madh të të burgosurve në Kosovë. Sipas tyre mbështetja për sistemin aktual në Kosovë po bëhet duke u bazuar në standardet evropiane;

Prokurori dhe avokati:

  • Prokurori dhe avokati mbrojtës kanë një rol kyç në rritjen e masave alternative – Të shfrytëzohen dispozitat ligjore në tërësi;

Përfaqësuesi i SHSK:

  • Përfaqësues të Shërbimit Sprovues të marrin pjesë në seanca të Gjykatës dhe të mbikëqyrin masat e ndërmarra dhe të insistohet në masa alternative;

Procedura e ndërmjetësimit:

  • Procedura e ndërmjetësimit nuk shfrytëzohet se mekanizëm për arritjen e zbatimit të masës alternative.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha