Tryeza Bench Bar në Gjilan - Faza e tretë 2015

30 Tetor 2015

Gjilan, 30.10.2015 – Tryeza e shtatë me radhë e fazës së tretë Bench Bar me temë "Barazia e palëve në procedurë penale", u mbajt në Gjilan, ku nikoqir i kësaj tryeze ishte kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Gjilan, Shemsedin Piraj dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri. Në këtë tryezë morën pjesë edhe gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë të këtij regjioni.

Pjesëmarrësit diskutuan trajtimin në mënyrë të barabartë të të gjitha rasteve duke vënë theksin në aspektin praktik, ku janë paraqitur raste në disa lëndë kur procedohen-përfundohen në afate rekorde, ndërsa disa të tjera më vonesa të pa arsyeshme, duke qenë se të njëjtat raste apo edhe rastet me të rënda e me masa të sigurimit të të pandehurve në procedurë, fare nuk trajtohen në afat ligjore.

Në këtë tryezë është rekomanduar ngritja e efiqiencës në dorëzimin e ftesave nga ana e gjykatës dhe prokurorisë, nga se nga mos dorëzimi i shkresave e detyron prokurorinë të kërkoj nga policia sjelljen me forcë të të pandehurve / akuzuarve.

Nga ana e zyrtarëve policor është kërkuar që urdhëratë e lëshuara nga prokuroria/gjykata të jenë në numër më të vogël dhe të mos jepen për një ditë në numër aq të madh ngase, nuk ka zyrtar policor të mjaftueshëm.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË GILAN

Tema për diskutim: "Barazia e palëve në procedurë penale"

Trajtimi i rasteve në mënyrë të barabartë:

  • Trajtimi në mënyrë të barabartë të të gjitha rasteve nga se në praktike, ngase kemi raste që disa lëndë procedohen-përfundohen në afate rekorde, ndërsa disa të tjera më vonesa të pa arsyeshme, duke qenë të njëjta rastet apo edhe rastet me të rënda e me masa të sigurimi të të pandehurve në procedurë e që fare nuk trajtohen në afat ligjore.
  • Informimi i avokatëve në lidhje me veprimet e marra nga ana e gjykatës konkretisht, vendimet në procedurën paraprake;
  • Komunikimi të bëhet në harmoni me dispozitat e KPPK në lidhje me takimet së bashku me të gjitha palët e jo ndaras komunikimi inter-partes;

Policia:

  • Me policinë raportet e avokatëve janë të kënaqshme;
  • Zyrtarët policor kanë rekomanduar që urdhëratë e lëshuara nga prokuroria/gjykata të jenë në numër më të vogël dhe të mos jepen për një ditë në numër aq të madh nga se nuk ka zyrtar policor të mjaftueshëm.
  • Ftesat e gjykatës dhe prokurorisë:
  • Është rekomanduar ngritja e efiqiencës në dorëzimin e ftesave nga ana e gjykatës dhe prokurorisë, nga se nga mos dorëzimi i shkresave e detyron prokurorinë të kërkoj nga policia sjelljen me forcë të të pandehurve/akuzuarve

Ex-officio:

  • Ngritja e përformancës profesionale nga ana e avokatëve të angazhuar sipas detyrës zyrtare.
  • Angazhimi në zgjidhjen e problemit të mos pagesës së vizitave në mbajtje/paraburgim të të pandehurve/akuzuarve në rastet e përfaqësimeve sipas detyrës zyrtare.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha