Kompetencat

Kompetencat e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës

Neni 77

1. drejton dhe udhëheq OAK,

2. përfaqëson OAK,

3. udhëheq procedurën e dhënies së betimit solemn,

4. i lejon pagesat nga arka e OAK deri në limitin e caktuar nga Këshillit Drejtues dhe vendos

për shpenzimin e tyre,

5. mbikëqyrë punën e Drejtorit Ekzekutiv,

6. kryen punë të tjera në pajtim me Ligjin për Avokatinë, këtë Statut dhe aktet tjera normative, duke ndërlidh aktivitetet ditore të OAK ashtu si është e përcaktuar me ligj.

Neni 78

Për punën e vet Kryetari i përgjigjet Kuvendit të OAK.

Neni 79

1) Kryetarin, që për shkaqe objektive nuk mund një kohë të caktuar ta ushtrojë detyrën, e zëvendëson Zëvendës Kryetari.

2) Zëvendës Kryetari nuk mund ta ushtroj detyrën e kryetarit për një periudhë më të gjatë se 6 muaj.

Neni 80

1) Kryetari dhe Zëvendës Kryetari në rastet kur e zëvendëson atë, për punën e vet ka të drejte në shpërblim.

2) Lartësia e shpërblimit nga par.1 i këtij neni caktohet nga Këshilli Drejtues.

Neni 81

1) Mandati i Kryetarit dhe Zëvendës Kryetarit pushon;

1. me dorëheqje,

2. me shkarkim,

3. kur me tepër se 6 muaj pandërprerë nuk është në gjendje ta ushtroj detyrën.

2) Për procedurën e shkarkimit zbatohen përshtatshmërish dispozitat e këtij Statuti lidhur me thirrjen dhe vendimmarrjen në mbledhjet e Kuvendit.

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha