OSMAN HAVOLLI
Kryetari

z. Osman Havolli

Osman Havolli, ka lindur në Komunën e Podujevës. Shkollën Fillore dhe të mesme ka përfunduar në Podujevë, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1982. Studimet pas diplomike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik – Programi Master, drejtimi penal, ku me datë 28 shkurt 2009 para Komisionit Profesional të lëmisë penale me sukses ka mbrojtur punimin shkencor me temë “Aktakuza dhe konfirmimi i aktakuzës”.

Ka punuar në Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës në Komitetin për Legjislacion, në cilësinë e bashkëpunëtorit profesional në përcjelljen e dispozitave ligjore nga lëmia e ekonomisë dhe të financave. Që nga viti 1988 ka qenë i emëruar si gjyqtar, në Gjykatën Komunale në Prishtinë deri me 21.07.1992, kur në mënyrë të dhunshme është larguar nga puna së bashku me shumë gjyqtar të tjerë. Nga viti 1993 ka punuar si avokat deri me 20.07.2000. Më pastaj, sërish është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, konkretisht i caktuar në lëmin penale, dhe sipas ligjit, edhe gjyqtar gjykues individual, por edhe në trup gjykues. Në lëmin penale në gjykatë ka punuar 10 vite, respektivisht gjerë më 16 shtator 2009, kur sërish u regjistrua në Odën e Avokatëve të Kosovës në cilësinë e avokatit, ku dhe tani e ushtron punën profesionale të avokatit. Kryetar i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë i zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor me 30.10.2012 gjerë në përfundim të mandatit me 14.11.2015.

Sa i përket ngritjes profesionale, ka marr pjesë në Institutin Gjyqësor të Kosovës me një mori të trajnimeve si trajnues në lëmin penale. Ka shkruar disa punime me karakter hulumtues dhe shkencor, të cilat janë prezantuar në trajnime. I certifikuar si Instruktor për trajnime nga Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim të Ligjeve (IDLO), dhe njëherit pjesëmarrës i një numri të konsiderueshëm të trajnimeve në fushën e infrastrukturës ligjore. Ka botuar punime shkencore në buletinin “Avokatura”, të publikuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli njëherit ushtron edhe profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë.

 

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha