Njoftim për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për unifikimin e taksave gjyqsore

30 Maj 2017

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka aprovuar Udhëzimin Administrativ 01/2017, për unifikimin e taksave gjyqësore, (mëtutje UA), i cili ka hyrë në fuqi më datë 01 maj 2017.

Këshilli Drejtues i OAK-së, në mbledhjen e datës 11 maj 2017, pas analizimit të Udhëzimit Administrativ, konstatoi se disa kategori të taksave në UA, janë në kundërshtim në mes vete, me Kushteutën e Republikës së Kosovës dhe Kodin e Procedurës Penale.

Në nenin 12 par. 14 të UA, ishin paraparë taksa gjyqësore për procedurën penale dhe atë për: Ankesat, Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Kërkesën për rishqyrtim, Kërkesat për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshme.

OAK, konsideroi që taksat e caktuara në nenin 12 par 14 të UA, binin ndesh me Kapitullin XXIV të Kodit të Procedurës Penale, në të cilin parashihen  shpenzimet procedurale. Sipas nenit 451 të KPPK, thuhet “Në çdo Aktgjykim ose Aktvendim me të cilin përfundohet procedura penale duhet përfshirë edhe vendimin për mbulimin e shpenzimeve të procedurës dhe shumën e tyre”. Sipas KPPK,shpenzimet procedurale i ngarkohen të pandehurit që shpallet fajtor, kurse lirohet nga shpenzimet gjyqësore i pandehuri, i cili është liruar nga akuza dhe shpenzime të bëra gjatë procedurës penale dhe shpenzimet e shkaktuara lidhur me të i ngarkohen buxhetit te shtetit.

Poashtu, me nenin 102 par.5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës parashihet se garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor.

Detyrimi i palës në procedurën penale për pagesën paraprake të taksës për realizimin e një të drejte të garantuar me Konventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kushtetutën dhe Ligj, në kohën e prezumimit të pafajësisë, është shkelje e drejtpërdrejt e Konventës, Kushtetutës dhe Ligjit.

Poashtu, kishte edhe një kundërthënie të tjera mes nenesh të këtij udhëzimi administrative, sepse për cështje të njëjta përkatësisht fotokopjimin e dokumenteve gjyqësore, parashiheshin shuma të ndryshme, në nene të ndryshme.

Andaj,

Duke i pasur parasysh gjithë këto vërejtje, Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij dhe i ka adresuar të njëjtat për këtë udhëzim në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe ka kërkuar nga KGJK, që t’a rishikoj  Udhëzimin Adminsitrativ 01/2017 për unifikimin e taksave gjyqësore.

Më datë 26 Maj 2017, KGJK e ka shqyrtuar kërkesën e OAK-së dhe i njëjti ka vendosur që Udhëzimin e njëjtë t’a shfuqizoj dhe me këtë ka njoftuar gjyqtarët mbikëqyrës të të gjitha degëve të Gjykatave Themelore, si  përgjigje dhe shqetësim nga disa Gjykata Themelore të Republikës së Kosovës dhe nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Ju lutemi, gjeni të bashkangjitur Njoftimin e KGJK-së për këtë çështje...NJOFTIMI KGJK

 

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha