Dega Regjionale në Prishtinë mbajti takimin me anëtarsinë e saj

26 Maj 2017

Më datë 26.05.2017 u mbajt takimi i anëtarësisë i Degës Regjionale në Prishtinë lidhur me: Udhëzimin Administrativ të KGJK-së për unifikimin e taksës gjyqësore dhe Pozitën e Avokatëve në raport me Gjykatën dhe Prokurorinë në Prishtinë.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i OAK-së  z. Osman Havolli, Drejtori Ekzekutiv z. Yll  Zekaj  dhe Avokatë të Regjionit të Prishtinës.

Takimin e hapi UD/ Kryetar i DR Prishtinë Av. Skender Musa i cili tregoi arsyet e thirrjes së këtij takimi.

Më pas Kryetari i OAK-së foli për pikën e parë, respektivisht Udhëzimin Administrativ të KGJK-së për unifikimin e taksës gjyqësorë dhe shqetësimin e OAK-së në lidhje me disa kategori të taksave në Udhëzimit të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Kodin e Procedurës Penale.

Avokatët e pranishëm po ashtu diskutuan dhe u pajtuan që disa kategori të taksave janë në kundërshtim me ligjet në fuqi, madje edhe me vetë dispozitat e tjera të udhëzimit dhe si i tillë duhet të shfuqizohet.

Çështje mjaft shqetësuese, dhe pika e dytë e rendit të ditës ishte Pozitën e Avokatëve në raport me Gjykatën dhe Prokurorinë në Prishtinë.

UD/Kryetari i DR dhe një herë shprehi shqetësimin e tij në lidhje me arrestimin arbitrar të av. Nasuf Hasani me kërkesë të prokurorit të shtetit.

Avokatët e pranishëm treguan përvoja personale të diskriminimit dhe pa barazisë së avokatit në procedura gjyqësore dhe në pallatin e drejtësisë, duke theksuar pabarazinë në raport me Prokurorët dhe Gjyqtarët, e qe po ndikon në krijimin e një imazhi jo  të dëshiruar të avokatit për publikun.

Kryetari i OAK-së z. Havolli u pajtua me këto shqetësime, duke treguar përpjekjet e tij për sigurimin e barazisë në procedura gjyqësore, si dhe sigurimin e sallave të pritjes në objektin e pallatit të drejtësisë, sepse pritja e avokatëve nëpër korridore duhet të tejkalohet.

Në përfundim të takimit Kryetari z. Havolli u njoftua nga KGJK për shfuqizimin e Udhëzimit si pasojë e shqetësimeve të ngritura nga Oda e Avokatëve dhe se në ditët në vazhdim i njëjti do të pranojnë një njoftim zyrtar.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha