Bench Bar Gjilan - "Iniciativa për Integritet në Sistemin e Drejtësisë"

28 Korrik 2017

Gjilan, 26.07.2017 - Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe NCSC mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar me gjyqtarë, avokatë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të udhëhequr nga kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Gjilan, z. Shemsedin Piraj.

Në këtë tryezë u prezantua hulumtimi i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, për perceptimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë nga akterë të brendshëm të këtyre institucioneve. Hulumtimi u prezantua nga z. Arben Kelmendi, koordinator i projektit.

Në hulumtim, më shumë se 70 përqind e të anketuarve kanë pranuar që kanë dijeni për praninë e sjelljeve korruptive në sistemin e drejtësisë. Format më të shpeshta të sjelljeve korruptive janë cilësuar favorizmi dhe nepotizmi pasuar nga ndërhyrje politike dhe rryshfeti.  Nxitësit kryesor janë renditur përfitimet personale, mbajtja e raporteve të mira me akterë politik që pasohen me shpërblim edhe emërime, dhe mungesa apo nivel jo i duhur i mekanizmave mbikëqyrës.

Raporti i plotë i këtij hulumtimi do të publikohet nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Pas prezantimit nga z. Kelmendi, mes të pranishmëve u diskutua rreth gjendjes së tanishme dhe problemeve në sistemin e drejtësisë. Hulumtimi sipas pjesëmarrësve është një thirrje për veprim, për t'u bashkuar e punuar në interes të drejtësisë. U diskutua për nevojën e ligjit anti-mafia dhe zbatimin e ligjit për konfiskim. Pika të tjera të diskutimit ishin: standardet europiane për të filluar aktakuza për raste te tilla, numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve, dhe ndikimi i gjendjes politike në sistemin e drejtësisë.

Takime të tilla Bench Bar do të vazhdojnë edhe në regjione të tjera të Kosovës, me qëllim të përmirsimit të bashkëpunimit midis Gjykatës, Prokurorisë, avokatëve dhe Policisë, dhe avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha