Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së katërt 2017 dhanë betimin

02 Gusht 2017

Prishtinë, 02.08.2017 - Në ceremoninë solemne dhanë betimin 44 kandidatë për avokatë dhe 35 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe kryetarit te Degës Regjionale në Prizren, z.Hajrip Krasniqi.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në fjalën e tij uroi avokatët dhe praktikantët për hyrjen e profesionit të avokatisë dhe atë të praktikantit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kryetari dhe Drejtori njoftuan pjesëmarrësit në ceremoni lidhur me funksionimin e rolin e avokatisë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kryetari Havolli gjatë ceremonisë ka thënë se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, të cilët me angazhimin e tyre do të ngritin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron 808 avokatë dhe 321 praktikantë.

 

 

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha