Në kuadër të Programit të Mentorimit të mentoruarat vizituan Qendren Korrektuese në Lipjan

01 Dhjetor 2017

Në kuadër të Programit të Mentorimit të mentoruarat vizituan Qendren Korrektuese në Lipjan

Me 01.12.2017 u mbajt takimi i radhës , faza e tetë e Projektit  të  Mentorimit, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës –Komiteti për Çështje Gjinore dhe OSBE.

Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSBE u mundësuan të mentoruarave  vizite në Qendrën Korrektuese ne Lipjan.

Të mentoruarat u pritën në takim nga udhëheqësi i Divizionit Ligjor në kuadër të Sherbimi Korrektues të Ministrisë së Drejtesisë z. Nebih Halili  dhe Udhëheqësi i Administratës Fitim Berbatovci.

Z. Halili dhe z. Berbatovci njoftuan të pranishmit për sistemin e kësaj Qendre Korrektuese aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballen.

Të mentoruarat   vizituan disa pjesë të Qendres Korrektuese, duke përfshirë disa pavione, vendet e kohës se lirë ku qëndrojnë  të dënuarit dhe një pjesë të aktiviteteve të tjera të lira të cilat ata i kryjen në përputhje me rregullat të cilat i kanë në këtë qendër Korrektuese.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha