Kryetari Havolli ftohet nga Ambasadori Greg Delawie, në eventin për ndryshim plotësimin e Kodit Penal

07 Prill 2018

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli, është ftuar nga Ambasada e SHBA-së respektivisht nga ambasadori Greg Delawie, për pjesëmarrje në eventin e organizuar për përfundimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ambasada Amerikane në Prishtinë në ftesën e dërguar Kryetarit të OAK-së, kumton se organizimi do të mbahet të enjten me datë 12.04.2018 duke filluar nga ora 18:00h, në rezidencën e ambasadorit Delawie, në lagjën Arbëria në Prishtinë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha