Avokatë dhe Praktikantë të gjeneratës së dytë 2018 dhanë Betimin Solemn

16 Prill 2018

Prishtinë, 16.04.2018 – Sot u mbajt ceremonia solemne në Odën e Avokatëve të Kosovës në të cilën betimin e dhanë 16 Avokatë dhe 54  Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në fjalën e tij uroi avokatët dhe praktikantët për hyrjen në profesionin e avokatisë dhe atë të praktikantit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kryetari në këtë ceremoni solemne, i njoftoj pjesëmarrësit për rolin dhe funksionimin Odës së Avokatëve të Kosovës. Kryetari Havolli gjatë ceremonisë solemne tha se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, të cilët me angazhimin e tyre do të ngrisin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Drejtori Ekzekutiv z. Yll Zekaj të pranishmëve u shpjegoj në detaje strukturën organizative dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, e në veçanti duke theksuar se avokatët janë të obliguar që të respektojnë Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Avokatë dhe Praktikant në Regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron 854 avokatë dhe 274 praktikantë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha