OAK dhe UNICEF mbajnë trajnimin dy ditorë me avokatë për “Respektimin e të Drejtave të të Miturëve në procedurë penale”

14 Maj 2018

Prishtinë, 14.05.2018 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me UNICEF mbajnë trajnimin dy ditorë me pjesëmarrjen e avokatëve nga shtatë Regjionet e Republikës së Kosovës me temën për: “Respektimi i të drejtave procedurale të të miturëve gjatë pëfaqësimit me Avokatë në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore”.

Trajnimi është i fokusuar në ngritjen e përfaqësimit dhe mbrojtjes sa më profesionale të të miturëve në të gjitha fazat e procedurës penale.

Trajnimi është hapur nga z. Osman Havolli, Kryetar i OAK-së dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, z. Afrim Ibrahimi, Udhëheqës i sektorit për të drejtat e fëmijëve në UNICEF.

Në këtë trajnim sot po marrin pjesë avokatë nga Prishtina, Prizreni dhe Gjilani.

Trajnimi do të zhvillohet edhe nesër me 15 Maj me avokatë nga Peja, Mitrovica, Gjakova dhe Ferizaj.

Trajnimi do të mbahet nga z. Michael Klein, Gjyqtar për të Mitur në Gjykatën e shkallës së parë në Koln të Gjermanisë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha