Njoftim nga OAK

28 Shtator 2018

28.09.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin, e saj, avokatin, Nuhi Uka. Mbledhja komemorative për të ndjerin e organizuar nga OAK, do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë ABC (nën Ministrinë e Kulturës), ndërsa varrimi po ashtu sot me datë 28.09.2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 16:00.

Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Ish-avokati, Nuhi Uka u lind më 19.05.1949 në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në Univeristetin e Prishtinës 1968 - 1972, sikurse, edhe provimin e Jurisprudencës më 1977.

Nuhi Uka ishte gjyqtar për një kohë të gjatë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë nga data 01.01.1983 deri më 03.12.1990, po ashtu, nga data 01.01.2000 deri më 27.10.2010. Në po këtë vit ai filloi ta ushtroj profesionin e avokatit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha