Kryetari Havolli mori pjesë në tryezën “Drejtësia dhe Biznesi”

19 Tetor 2018

19.10.2018, Prishtinë - Nga Oda Ekonomike e Kosovës u organizua konferenca në kuadër të kampanjës së Ministrit të Drejtësisë me titull  “Drejtësia dhe Biznesi” në të cilën morën pjesë ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri, z. Berat Rukqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, ekspertë të fushave ekonomike, analistë, profesorë etj.

U diskutua për temat si: Nevoja për një Gjykatë për çeshtje komerciale në vend, reformat në sektorin e drejtësisë, etj.

Me këtë rast ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, theksoi se është i vendosur që këtë gjendje ta ndryshoj duke mbështetur idenë e themelimit të një gjykate të veçantë për trajtimin e çështjeve me karakter komercial.

Për këtë çështje, Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli, u fokusua kryesisht në kërkesën e krijimit të një infrastrukture ligjore sa më konkrete dhe më të qartë, duke mos lënë zbraztësira në interpretime të ndryshme të cilat do ta dëmtojnë sistemin juridiko-ekonomik dhe interesimin e investitorëve të huaj. Ai gjithashtu shtoj se, gjykatat duhet të jenë shumë azhure për të krijuar besimin e partnerëve të jashtëm në efikasitet. Ai përmendi se gjykatat duhet të jenë sa më transparente dhe të hapura për të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe se me digjitalizimin elektronik siç e përmendi Ministri, do të krijohen kushte shumë të mira pune. Kryetari Havolli tha se në proceset gjyqësore tarifat duhet të jenë konform kërkesave të subjekteve të ndryshme.

Rëndësi e veçantë iu dha përbërjes dhe ndërtimit të një gjykate e cila do t’i ketë të gjitha kapacitetet e nevojshme për tu përballur me kontestet eventuale të bizneseve në një ambient bashkëkohor të ekonomisë së tregut të lirë. Andaj edhe u theksua se duhet të fillohet sa më parë të ngriten kapacitetet e nevojshme të cilat i nevojiten një gjykate të tillë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha