Kryetari Havolli po merrë pjesë në takimin e Presidentëve të Odave të Avokatëve të rajonit, në Tiranë

20 Tetor 2018

20.10.2018, Tiranë - Sot më 20 Tetor 2018, Kryetari i OAK-së, Osman Havolli po merrë pjesë në takimin e Presidentëve të Odave të Avokatëve të regjionit në Tiranë, Shqipëri.

Ky takim mbahet nën organizimin e Balkans Regjional Rule of Law Network (BRRLN).

Qëllimi i këtij takimi është informimi më për së afërmi me aktivitetet e rrjetit të odave ballkanike, implementimi i tyre më tutje dhe sfidat në implementimin e tyre.

Më tutje në këtë takim do të prezantohen të arriturat e fokus grupeve në lëmin penal, për kurrikulat dhe programet trajnuese, ex-officion dhe të arriturat në grupin kundër korrupsion.

Në këtë takim përpos Kryetarit Havolli, po merr pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Shqipërisë z. Maksim Haxhia dhe z. Ljubomir Mihajlovski, Kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë,  e po ashtu edhe përfaqësuesit e ABA-ROLI-t.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha