Ndërroi jetë avokati Bajram Tmava

27 Nëntor 2018

27.11.2018, Prishtinë - Sot, me rastin e vdekjes së Avokatit, Bajram Tmava, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Bajram Tmava u lind më 27.10.1948 në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës. Fakultetin Juridik e perfundoj në Universitetin e Prishtinës më 24.07.1972, ndërsa, provimin e Jurisprudencës më 25.11.1975, po ashtu në Prishtinë.

Tashmë i ndjeri Tmava ushtroi profesionin e avokatit që nga viti 1996, për tu shkëputur një kohë dhe vazhduar sërish nga viti 2000, me seli të zyrës në Prishtinë.

Ai dha kontribut edhe si prokuror publik komunal në Prishtinë, si dhe Sekretari i Insektoratit të punës të kësaj komune.

Me rastin e vdekjes, Dega Regjionale e OAK-se në Prishtinë, do të mbajë mbledhje komemorative në Hotel Sirius, me datë 28.11.2018, në orën 11:00.

Varrimi i të ndjerit Tmava bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Mazgit të komunës e Obiliqit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha