Kryetari Havolli priti në takim dy alpinistët Arianit dhe Mrika Nikçi, pasi që pushtuan majën më të lartë të Antarktidës

04 Janar 2019

04.01.2019, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, priti në takim avokatin, njëherësh alpinistin Arianit Nikçi dhe të bijën e tij Mrikën, pas kthimit të tyre nga ekspedita në kontinentin e ngrirë të Antarktidës.

Mrika Nikçi e moshës 17-vjeçare dhe babai i saj Arianit Nikqi janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.

Me këtë rast, kryetari Havolli tha se OAK është krenar për këtë të arritur të dy alpinistëve. “Iu shpreh mirënjohjet më të madha dhe e ndiej veten jashtëzakonisht mirë që e keni përfunduar këtë mision me sukses dhe jeni kthyer shëndosh e mirë në Kosovë”, iu përcolli kryetari Havolli.

Z. Nikçi falenderoi OAK-në dhe kryetarin Havolli, sikurse edhe avokatët të cilët moralisht dhe emotivisht ishin pranë tij. Ai ndër të tjera tha se në ekspeditën e radhës do ta vendos në majet më të larta edhe flamurin e OAK-së.

Arianit Nikçi dhe Mrika (vajza e tij), më 16 dhjetor u ngjiten në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem, të cilët mbetën të bllokuar për 11 ditë rresht.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha