OAK organizoi ceremoninë e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të rinjë

08 Shkurt 2019

08.02.2019, Prishtinë – Sot u mbajt ceremonia solemne e Odës së Avokatëve të Kosovës në të cilën betimin e dhanë 19 Avokatë dhe 40  Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve.

Avokatët dhe praktikantët e avokatisë dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli i cili udhëheqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Havolli gjatë ceremonisë solemne uroj suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional, dhe poashtu inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re.

Poashtu prezent ishte edhe Drejtori Ekzekutiv Florim Shefqeti, i cili shpejgoi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, duke iu rikujtuar detyrimet të cilan i kanë ata dhe të drejtat që iu takojnë në profesionin e avokatit.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim të avokatëve respektivisht praktikantëve, ndërsa aktualisht numëron 918 avokatë dhe 266 praktikantë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha