U mbajtë Konferenca e 47-të e Presidentëve të Odave të Evropës

11 Mars 2019

28.02.2019 - Me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Austrisë, Dr.Ruper Wolff, Kryetari i OAK-së, Osman Havolli ka marrë pjesë në Konferencën e 47 të Presidentëve të Odave të Evropës dhe më gjerë.

Konferenca me temën: “Sundimi i ligjit” i ka zhvilluar punimet në Vjenë nga 28 Shkurt deri më 02 Mars 2019, ku të pranishëm në këtë ngjarje tradicionale të përvjetshme ishin 72 Presidentë (Kryetarë) dhe përfaqësues të Odave të ndryshme të shteteve të Evropës.

Kjo vizitë cilësohet të jetë ndër më të rëndësishmët që OAK ka realizuar, ngase përgjatë kësaj periudhe OAK ka parë mundësinë dhe ka këkruar takime të ndara, në ditën e parë të qëndrimit me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Gjermanisë, Dr. Ulrich Wessels, me qëllim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy Odave.

Shumë shpejtë pritet të finalizohen përgatitjet për mbajtjen e  një konference regjionale nga Oda e Avokatëve të Gjermanisë në Kosovë duke e ndihmuar OAK-në me ekspertizë dhe me të gjitha detajet e tjera për finalizimin e të njëjtës. Oda Federale e Avokatëve të Gjermanisë është e interesuar që të përkrahë Qendrën Trajnuese për Avokatë të OAK-së, duke ngritur kapacitetet profesionale të saj, përmes shkëmbimit të përvojave të ekspertëve gjerman të cilët do të ligjërojnë në trajnime në kuadër të AVLO-së.

Në ditën në dytë të kësaj vizite, është zhvilluar takim me Anëtarin dhe përfaqësuesin e Këshillit Drejtues të Francës, z. Dominique Heintz.

Poashtu, bashkëpunim dhe përkrahje OAK-së i është premtuar edhe nga Këshilli i Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE) konkretisht, nga Presidenti i CCBE-së, Dr.Jose de Freitas dhe nga Oda ndërkombëtare e Avokatëve (IBA), nëpërmjet z.James M Klotz, zv/presidenti i IBA-së, në takimet me përfaqësuesit e tyre në këtë konferencë.

Gjatë Kësaj Vizite, Kryetari i OAK-së ka takuar edhe Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Dr.Brigitte Bierlein dhe të Gjykatës Supreme të Austrisë, Dr. Elizabeth Lovrek.

Dr. Ruper Wolff - Kryetar i Odës së Avokatëve të Austrisë.

Dr. Jose de Freitas - President i CCBE-së.

Dr. Ulrich Wessels, Kryetar i Odës Federale të Avokatëve të Gjermanisë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha