Ndërroi jetë avokatja Florije Drevinja nga Prishtina

26 Mars 2019

 

26.03.2019, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtaren e saj, avokaten Florije Drevinja.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, me datë 26.03.2019 në ora 13:00, në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Avokatja, Florije Drevinja u lind më 19.06.1962 në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës më 05.06.1987, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kreu me datë 12.03.2005, në Prishtinë.

Avokatja Florije ushtroi profesionin e avokates që nga viti 2005, me seli të zyrës në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbajë mbledhje komemorative në objektin e OAK-së në Prishtinë, sot me datë 26.03.2019, në orën 11:30, andaj fton avokatët, të marrin pjesë në këtë ceremoni komemorative.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha