Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli po qëndron në një vizitë tre ditore në Gjermani

05 Prill 2019

 

05.04.2019, Berlin – Me ftesë të Kryetarit të Odës Federale të Avokatëve të Gjermanisë Dr. Ulrich Wessels, Kryetari Osman Havolli po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin.

Në këtë Konferencë Ndërkombëtare, si një ndër më të rëndësishmet që po mbahet në Berlin, po marrin pjesë përfaqësues të Odave të Avokatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia & Uellsi, Kina, Franca, Rusia, Holanda, Tunizia, Polonia, IBA, CCBE, avokatë dhe profesionistë ligjor nga mbarë bota.

Kjo konferencë është e organizuar nga Forumi Ndërkombëtarë i Avokatëve dhe Oda Federale e Avokatëve të Gjermanisë, të cilën është duke e udhëhequr z. Wessels, dhe temë diskutimi në këtë forum është konfidencialiteti i avokatëve në ushtrimin e profesionit.

Kryetari Havolli, gjatë kësaj kohe është takuar me përfaqësues të Odave të Avokatëve nga vendet e ndryshme, ndërsa ndër takimet kryesore ishte ai me Kryetarin e Odës Federale të Avokatëve të Gjermanisë Dr. Ulrich Wessels, i cili është zotuar se do ta ndihmojë Odën e Avokatëve të Kosovës fuqishëm, në format dhe modalitetet që do të përcaktohen më vonë.

Një ndër takimet e rëndësishme të z. Havollit ishte edhe takimi me Presidentin e International Bar Association z. Horacio Bernardes Neto, me të cilin bisedoj rreth modaliteteve dhe bashkëpunimit mes OAK-së dhe OBA-së.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha