Reagim i OAK-së për kërcënimin me vdekje ndaj avokatit

03 Maj 2019

Oda e Avokatëve të Kosovës, shprehë shqetësimin e thellë, për kërcënimin me vdekje që i është bërë avokatit nga Gjilani, nga personi i cili është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, kërkon nga institucionet shtetërore për mbrojtje të rendit dhe ligjit, që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore me qëllim të hetimit të plotë të këtij rasti.

Njëherit, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën, i vëjmë në vëmendje, se kanë për obligim ligjor të mbrojnë dhe sigurojnë avokatët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha