Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli takoj përfaqësuesit e ABA ROLL-it

15 Maj 2019

 

15.05.2019, Prishtinë - Sot, Kryetari Havolli i priti në takim përfaqësuesit e Iniciativës për Sundim të Ligjit të Odës së Avokatëve të Amerikës (ABA ROLL-it) të përfaqësuar nga znj. Amita Vempati dhe përfaqësues tjerë.

Kryetari i Odës i njoftoj për organizimin dhe fushëveprimtarinë e Odës së Avokatëve të Kosovës, njëherit edhe me kërkesat dhe nevojat për mbështetjen e OAK-së në fusha të caktuara.

Znj. Vempati theksoi se prioritet i grupit punues në implementimin e projekteve të ndryshme në Kosovë është promovimi i çështjeve ligjore, dhe sundimit të ligjit e kryesisht në mbështetje të shteteve në Evropën Juglindore.

Përfaqësuesit e ABA ROLL-it, shprehën interesim për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve profesionale të avokatisë në Kosovë, me programe dhe projekte të ndryshme.

Kryetari Havolli, përmendi se është mëse e nevojshme ngritja e kapaciteteve profesionale, në arsimimin e vazhdueshëm ligjor të obliguar duke siguruar ekspert për fusha dhe lëmi të caktuara, e në veçanti për komunitetin e avokatëve të rinjë, specializimin e avokatëve në fushën e drejtësisë për të mitur e çështje të tjera.

U diskutuan edhe shumë çështje tjera me interes të përbashkët e të cilat mbetet që të diskutohen në të ardhmen me qëellim të bashkërendimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha