OAK organizoi ceremoninë e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të rinj

09 Korrik 2019

09.07.2019, Prishtinë - U mbajt ceremonia solemne e Odës së Avokatëve të Kosovës në të cilën betimin e dhanë 38 Avokatë dhe 42 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve.

Avokatët dhe praktikantët e avokatisë dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Havolli, gjatë ceremonisë së Betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional dhe poashtu i inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re.

Në këtë ceremoni solemne poashtu prezent ishin edhe z. Florim Shefqeti – Drejtor Ekzekutiv i OAK-së i cili paraqiti një ekspoze për strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së dhe znj. Albulena Ukimeraj Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë,

Oda e Avokatëve të Kosovës në vazhdimësi pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim të avokatëve respektivisht praktikantëve.

Aktualisht OAK, numëron 992 avokatë dhe 242 praktikantë.

 

<< prapa
KALENDARI
    Can't connect to MySQL server on '92.51.165.96' (105)can't connect to database