Odës së Avokatëve të Kosovës i shtohen 24 avokatë të rinjë

02 Tetor 2019

02.10.2019, Prishtinë - U mbajt ceremonia solemne në Odën e Avokatëve të Kosovës në të cilën, betimin e dhanë 24 Avokatë dhe 55 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Kosovën.

Avokatët dhe praktikantët, e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Havolli, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional dhe poashtu i inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re, duke respektuar Kushtetuten, Ligjin, aktet normative të OAK-së dhe Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që tani Oda numron 1009 avokatë dhe 320 praktikantë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha