Ndërroi jetë avokati Isuf Hakiu nga Ferizaj

07 Nëntor 2019

07.11.2019, Ferizaj - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Isuf Hakiu.


Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë 07.11.2019 në ora 12:30 në vendlindje (Fshati Greme - Ferizaj)

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati Isuf Hakiu u lind me 12.08.1950 në fshatin Greme, Komuna e Ferizajit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës më 21.01.1981, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2003, në Prishtinë.

Avokati Isuf ushtroi profesionin e avokatit që nga viti 2015, me seli të zyrës në Ferizaj.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha