Ftesë për bëmirësi!

07 Nëntor 2019

Të nderuar dhe të dashur kolegë/kolege Avokatë/e,

Këtë vit më datë 16 nëntor 2019 kemi manifestimin qëndror të shënimit të përvjetorit të Odës tonë, respektivisht 46-të vjetorit të themelimit të Odës së Avokatëve.
Ndër vite, Avokatë të shumtë kanë kontribuar në mbarëvajtjen e këtij manifestimi festiv në mënyrë financiare, për të cilën OAK u është mirënjohëse pafund.

Këtë vit, vijmë me një ide tjetër dhe ndryshe, duke kërkuar prej secilit varësisht vullnetit dhe mundësisë, që nga momenti i pranimit të këtij njoftimi, duke ju ftuar që të kontribuoni për të krijuar një fond sado që të bëhet për:


FËMIJËT E DIAGNOSTIFIKUAR ME KANCER,
nga reparti i Onkologjisë - QKUK dhe trajtimit të tyre me medikamente.

Më 16 nëntor 2019, në ceremoninë protokolare, OAK do të bëjë të ditur këtë shumë të mbledhur në njëherit do t’a dorëzoj tek personat përgjegjës në mënyrë publike.


Me qëllim të transparencës, të gjitha mjetet duhet të deponohen në këtë llogari bankare të OAK-së: 140 100 000 088 4043, në Bankën Ekonomike.
Ju lutem, që për çfarëdo sqarimi dhe informacioni të mëtutjeshëm që ju duhet, të kontaktoni me administratën e OAK-së, më saktë znj. Afërdita Bislimi, zyrtare për financa në OAK.

Bashkë mund të bëjmë më shumë… Fëmijët janë ardhmëria jonë!

Duke shpresuar se do ti përgjigjeni kësaj nisme, ju uroj të gjitha të mirat!

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovë, me respekt,
Osman Havolli
Kryetar

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha