Avokati Behar Ejupi, zgjedhet Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

07 Mars 2020

Prishtinë, 07.03.2020 Oda e Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj, zgjedhi Kryetarin, Nënkryetarin dhe anëtarët në organet tjera.

Kuvendin e hapi Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli i cili përshëndeti punimet Kuvendit Zgjedhor, e poashtu para delegatëve paraqiti raportin e punës për vitin 2019.

Në procesin e votimit, kanë votuar rreth 82 delegatë, sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 85 delegatë sa i ka gjithsej Kuvendi i Odës së Avokatëve të Kosovës,

Kryetar i Odës u zgjedh avokati Behar Ejupi me 45 vota,

Nasuf Hasani i cili mori 19 vota dhe

Skender Musa 18 vota.

Kryetari i sapo zgjedhur i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, në fjalën e tij përshëndetëse premtoj punë për zhvillimin e mëtejmë të Odës dhe angazhim maksimal të tij së bashku me të gjithë kolegët avokatë, duke kërkuar mbështetjen e avokatëve për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët në mënyrë që Avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.

“Ju premtoj dhe garantoj se duke filluar nga doajeni më i vjetër dhe të gjithë ato vepra të mira që i keni bërë do të mundohem që sendet e mira t’i shtyjmë përpara. Jam shumë me fat që më keni dhënë vota bindshëm, kjo është rezultat edhe i një gare të drejtë që kemi bërë me kundërkandidatët të cilët i ftoj nga dita e hënë për bashkëpunim në mënyrë që gjërat e mira t’i dërgojmë përpara”.

Ndërsa, për pozitën e Nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës në garë ishin kandidatët, Admir Salihu, Afrim Salihu, Musa Dragusha, Naim Aliu dhe Naim Rudari. Në procesin e zgjedhjes me vota të fshehta, nga 80 delegatë sa ishin gjithsej të pranishëm,

Nënkryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës avokati Naim Rudari me 38 vota, ndërsa Admir Salihu mori 23 vota,

Afrim Salihu 15 vota dhe

Naim Aliu 4 vota.

Delegatët e kuvendit të OAK-së, përmes votimit të fshehtë kanë zgjedhur anëtarin nga jashtë të Këshillit Drejtues, me 34 vota pro u zgjodh z. Xhevdet Halili – Profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” , duke lënë prapa kundërkandidatët znj. Arlinda Sejda, me 8 vota, z. Afrim Hoti 23 vota dhe z. Besfort Rrecaj me 15 vota.

Gjatë zhvillimeve të punimeve të Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës, janë zgjedhur edhe organet tjera, si anëtaret e Komisionit Disiplinor, Komisionit për Ankesa si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

Ndër të tjera Kuvendi vazhdoj punimet sipas agjendës së paraparë, kështu para delegatëve nga kryetari i deritanishëm z. Osman Havolli u paraqit një njoftim/rezyme lidhur me të gjithë rrjedhën e objektit të OAK-së, për të vazhduar më tutje me miratimin e Rregullores për Procedurën Disiplinore (me disa plotësim/ndryshime), poashtu u miratua Raporti i auditimit për vitin 2019, Raporti financiar për vitin 2019, draft buxheti për vitin 2020.

Kuvendi i Odës përbëhet nga përfaqësuesit e degëve regjionale, mbi parimin e sistemit të delegimit, të cilët zgjidhen në proporcion me numrin e anëtarëve të Degëve Regjionale. Kuvendin e Odës e përbëjnë tetëdhjetë e pesë (85) delegatë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha