Njoftim: Qëndrimi i Këshillit Drejtues të OAK-së, lidhur me COVID-19!

13 Mars 2020

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme  të datës 13 Mars 2020, pas shqyrtimit të situatës së krijuar nga COVID 19, mori këtë:

Q  Ë  N  D  R  I  M

- Të vendoset nje komunikim i vazhdueshëm ndërmjet OAK-së - KGJK-së dhe KPK-së, lidhur me gjendjen e krijuar për COVID 19;

- Të kërkojë nga KGJK dhe KPK, të njoftojnë OAK-në, për çdo ndryshim të mundshëm;

- Të kërkojë nga Drejtoria e Burgjeve dhe Qendrave të Paraburgimit lidhur me orarin e vizitave gjatë kësaj gjendjeje;

- Njoftimi i avokatëve që kërkesat për shtyerje të seancave të i drejtojnë në dy e-mail adresa të Odës[1] dhe në dy numrat e telefonit kujdestar[2], në rastet kur ata e kanë të pamundur të njoftojnë organet që e zhvilljnë procedurën;

- Të kërkohet nga KGJK dhe KPK, që të njoftohet OAK ose avokatët lidhur me shtyerjen e seancave, për të evituar çasjen fizike të avokatëve me institucionet përkatëse;

- Të pezullohen të gjitha aktivitetet e Odës, duke përfshirë trajnimet, manifestime etj.

Për Këshillin Drejtues të OAK-së

Av. Behar B. EJUPI

Kryetar


[1] [email protected]; [email protected]

[2] 00383 44 518 642 dhe 00383 44 876 686;

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha