OAK organizoi ceremoninë e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të rinjë

12 Qershor 2020

12.06.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti ceremoninë e betimit solemn, në të cilën, betimin e dhanë 34 Avokatë dhe 57 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Republikën e Kosovës.

Avokatët dhe praktikantët, e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Behar Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë me etikë dhe profesionalizëm.

Në këtë ceremoni solemne poashtu prezent ishin edhe z. Adem Vokshi, ish Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe znj. Fehmije Gashi Bytyqi, avokate në Prishtinë, të cilët i’u drejtuan të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse duke uruar licencimin në profesionin e avokatit, me porositë më të mira për punë dhe profesionalizëm në sistemin e drejtësisë. Në cilësi të moderatores udhëhoqi znj.Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha