Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Prizren, z. Hajrip Krasniqi, uroj Kryetarin e Gjykatës Themelore z. Ymer Hoxha me rastin e pensionimit të tij

18 Qershor 2020

 

18.06.2020, Prizren – Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së, në Prizren, z. Hajrip Krasniqi, takoi Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prizren, z. Ymer Hoxha, me rastin e pensionimit të tij.

Më poshtë gjeni fjalimin përshëndetës të kryetarit të Degës në Prizren, z. Hajrip Krasniqi.

I nderuari Kryetar  i Gjykatës themelore në Prizren, Zotëri Ymer HOXHA !

Pas informatës tuaj, se me 03 Korrik 2020 do të plotësohen kushtet për pensionim, fillimisht do të doja të JU uroj shëndet së bashku me familjen tuaj.

Me përfundimin e misionit tuaj profesional dhe jetësor jemi të bindur se ketë mision e përfunduat me nder e  respekt të lartë institucional dhe personal.

Ishe ai i cili zbatove vlerat më të larta të drejtësisë, rezistove kur e kërkonte koha, ndihmove atëherë kur  qytetaret kërkonin drejtësi, kundërshtove zbatim e ligjeve Jugosllave në Republikën e Kosovës, i trimërove dhe i dha kurajë të tjerave të veprojnë si JU, ishe shembull  deri në fund, e do të mbetesh në kujtimet e kolegeve si i tillë.

Urtësia nuk të mungoi, maturin e tolerancën e trashëgove nga familja, eksperiencën ia barte edhe kolegëve të tjerë, edhe pse ishim në pozita të ndryshme mendimet e tjerëve i dëgjoje dhe gjenim gjuhë të përbashkët edhe atëherë kur nuk ishte në dukje, gjithmonë i tejkalonim bashkërisht.

Ne avokatet patëm nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunonim me JU, andaj në emër timin dhe të kryesisë së degës regjionale të OAK-së në Prizren dhe gjithë avokateve të Republikës së Kosovës.

Gëzofsh  pensionin me shëndet të mirë, të urojmë jetë të gjatë e të lumtur bashkë me familjen dhe pasardhësit tuaj.

Me respekt të veçantë,  gjithmonë miqësisht !

Kryetari i degës regjionale të

Odës së Avokateve të Republikës së Kosovës në Prizren

Avokati,

Hajrip KRASNIQI

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha