Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor z. Skender Çoçaj, vizitoj Odën e Avokatëve të Kosovës

24 Korrik 2020

24.07.2020, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, së bashku me Nënkryetarin e OAK-së, z. Naim Rudari, dhe Drejtorin Ekzekutiv z. Florim Shefqeti, pritën në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Skender Çoçaj, i cili ishte së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, z. Shkelzen Maliqi.

Qëllimi i takimit kishte të bënte me thellimin e bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, identifikimin e sfidave, dhe eleminimin e pengesave me të cilat përballen avokatët në raport me sistemin gjyqësor në Republikën e Kosovës.

Kryesuesi Skender Çoçaj, uroj Kryetarin dhe Nënkryetarin për pozitat në OAK, dhe tha se do të jetë në gatishmëri për të dëgjuar të gjitha sfidat që i preokupojnë avokatët, nëpërmjet takimeve të ndërsjellta në mes të të dya institucioneve, duke ndërnarrë hapa konkret secila palë me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, theksoj nevojën e pa kontestueshme për ngritjen dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, në mes të të dyja institucioneve duke shikuar mundësinë për takime të rregullta e sa më të shpeshta, me qëllim të eleminimit të sfidave, që i hasin avokatët gjatë ushtrimit të profesionit të përditshëm në gjykata.

Në këtë takim u theksua nevoja e domosdoshme për ndërmarrjen e hapave konkret për fillimin e mbajtjes së seancave online, për shkak të pandemisë së Covid-19, si dhe u dakorduan që së shpejti të zhvillohen takime, përmes së cilave do të synohet që të bëhet identifikimi i çështjeve që janë me rëndësi për të dy institucionet dhe bashkarisht për t’i avansuar proceset përpara.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha