Mbahet provimi nga Kodi i Etikës Profesionale, 9 kandidatë i nënshtrohen testimit

24 Korrik 2020

 

24.07.2020, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 9 kandidatë. Verifikimi i këtij provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij testimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.

Provimi i Etikës Profesionale ka filluar të organizohet prej vitit 2013 dhe në parim organizohet gjashtë herë në vit, përkatësisht çdo dy muaj. Kandidatët të cilët kalojnë me sukses këtë provim certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha