Kryetari z. Behar Ejupi dhe nënkryetari z. Naim Rudari, u pritën në takim nga kryesuesi i KGJK-së z. Skender Çoçaj

31 Gusht 2020

31.08.2020, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi së bashku me nënkryetarin z. Naim Rudari vizituan Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast në takim u pritën nga kryesuesi i Këshillit z. Skender Çoçaj.

Në këtë takim të dy krerët e institucioneve përkatëse diskutuan lidhur me mbarëvajtjen e punës së gjykatave dhe gjendjen jo të mirë të aktiviteteve gjyqësore, në këtë kohë të Pandemisë COVID-19.

Përfaqësuesit e OAK-së, ngritën shqetësimet e të gjithë avokatëve në raport me mosfunksionimin e rregullt të gjykatave në Kosovë, duke kërkuar nga KGJK-ja, që sa më parë të fillonë puna në gjykata, duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e IKSHPK-së.

Kryetari Ejupi, njoftoi kryesuesin z. Çoçaj, lidhur me kërkesat e Këshillit Drejtues të OAK-së, i cili ka propozuar që të fillohet puna me kapacitete të plota në gjykata, lidhur me mbajtjen e seancave gjyqësore.

“Avokatët në këtë kohë pandemie janë në gjendje shumë të vështirë nga kufizimi i punës në gjyqësor dhe përderisa ekzistojnë mundësi për fillimin e punës së rregullt në gjykata, një gjë e tillë duhet të bëhet sa më parë. Poashtu edhe prolongimi i realizimit të të drejtave të qytetarëve paraqet një problem dhe shqetësim shumë të madh për të gjithë” theksoi kryetari Ejupi.

Kryesuesi Çoçaj, tha se është shumë me rëndësi vazhdimi i punës në sistemin gjyqësor, mirëpo duhet gjetur mënyrën, modalitetin për të punuar edhe me rrezikun e Pandemisë, pasi që është interes i përgjithshëm të punojmë me intensitet më të madh edhe në kohë pandemie, duke premtuar që sa me parë do të shqyrtohet mundësia për rritjen e intensitetit të punës në gjykata.

Bashkëbiseduesit diskutuan që të rrisin bashkëpunimin drejt shtimit të aktiviteteve gjyqësore në pajtim me masat mbrojtëse të pandemisë, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta. Në këtë takim u diskutuan edhe çështje me rëndësi për OAK-në në raport me KGJK-në.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha