Ndërroj jetë avokati Nikë Shala nga Prishtina

09 Nëntor 2020

09.11.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Nikë Shala.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 10.11.2020 në ora 13:30, në varrezat katolike në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Nikë Shala u lind në vitin 28.07.1961 në Gjakovë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 21.09.1985, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 25.12.1989 në Prishtinë.

Avokati Nikë ushtroi profesionin e avokatit që nga data 25.01.1991 me seli të zyrës në Prishtinë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha