U mbajt mbledhje komemorative për avokatin Bajram Kadriu nga Gjilani

27 Janar 2021

Sot me datë 27.01.2021 në Gjilan, Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan, mbajti mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së avokatit Bajram Kadriu.

Kryetari i Degës Regjionale në Gjilan, z. Flamur Ahmeti, hapi këtë ceremoni komemorative, për t’ia kaluar fjalën avokatit z. Shemsedin Piraj i cili mbajti fjalim për jetën dhe veprën e avokatit Bajram, duke lartësuar figurën e tij dhe veprat e tij të pavdekshme me kontributin e tij të jashtëzakonshëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e ndër të tjera u tha se aktivitetet profesionale të kolegut tonë do të mbesin udhërrëfyes për të gjithë neve dhe brezat e rinjë.

Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi i shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe të Odës së Avokatëve të Kosovës, familjes Kadriu, dhe të gjithë kolegëve të tij me të cilët kishte punuar gjatë profesionit si gjyqtar, prokuror dhe avokat, duke thënë se veprat e mira me të cilat karakterizohej avokati Bajram do të mbesin përherë.

Një fjalim rasti e mbajti edhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Ramiz Azizi duke lartësuar figurën e avokatit Bajram, ndërsa në emër të familjes së avokatit Bajram Kadriu, djali Arbeni njëherit Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se kjo ceremoni komemorative, familjen Kadriu e bënë të ndihet krenare.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha